Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David Mcallister në lidhje me votimin e Kodit Zgjedhor.
Teksa falenderon Mcallister, Meta shkruan në rrjetet sociale se mazhoranca ka ende kohë për reflektim.
LEXO EDHE: Mcallister: I shqetësuar që nesër votohet Kodi pa pritur “Venecian”
“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim!”-shprehet Meta.
Më herët, Mcallister u shpreh se është i shqetësuar që nuk po dëgjohen thirrjet ndërkombëtare për votimin e Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias./ Opinion.al