Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi i ri Zgjedhor, qeverisë i kufizohen veprimet 4 muaj para zgjedhjeve

2020/06/26 at 9:13 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore ende pezull, Këshilli Politik rikthehet sot në tryezë

Drafti përfundimtar i Reformës Zgjedhore, i dakordësuar në Këshillin Politik, pritet të shkojë në Kuvend për t’u miratuar javën e arshme.


Në këtë draft janë reflektuar propozimet e palëve politike, për formulën e re të zgjedhjes së KQZ-së, aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, periudhën e re zgjedhore, financimi i partive, etj.

Pjesa që zë më shumë vend në ndryshimet e propozuara është ajo e KQZ-së. Në nenin 183 të draftit parashikohet edhe formimi kalimtar i tre organeve të reja të KQZ që janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Këto organe zgjidhen në Kuvend ku do të krijohet një komision i posaçëm në të cilin opozita jashtë parlamentit do të ketë një përfaqësues.

Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur.

Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen herën e parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji në bashkëveprim me partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që kanë humbur përfaqësimin parlamentar. Zgjedhja e organeve drejtuese të KQZ-së bëhet sipas radhës së përcaktuar në këtë pikë.

Partitë e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni autorizojnë një përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë komisionit parlamentar që ngrihet në zbatim të nenit 17 të këtij Kodi. I dërguari i posaçëm merr pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave nga komisioni parlamentar.

Komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. I dërguari i posaçëm eliminon njerën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.

Për nënkomisionerin, opozita zgjedh tre emra të cilët i paraqet në komision. Ky i fundit skualifikon një. Kuvendi zgjedh me 84 vota një nga dy emrat e ngelur.

I dërguari i posçëm ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Komisioni me votim eliminon njerën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.

Për KAS dhe Rregullatorin, i derguari i opozitës cakton dy emra. Tre të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend.

Anëtarët e Rregullatorit zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për Rregullatorin. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Projektvendimi për përbërjen e Rregullatorit-it i kalon për votim Kuvendit dhe miratohet me shumicë votash.

Anëtarët e KAS-it zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për KAS-in. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Projektvendimi për përbërjen e KAS-it i kalon për votim Kuvendit dhe miratohet me shumicë votash.

Një pikë tjetër kryesore e draftit është ajo që parashikon se qeveria 4 muaj përpara zgjedhje nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Aktiviteti i qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve do të bëhet me leje të KQZ-së.

Drafti i ri parashikon gjithashtu një përfaqësim të paktën 30% të femrave në listat e partive. Aty thuhet se KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk kanë 30 % femra dhe në një nen tjetër parashikohet që “një në cdo tre emra të renditur duhet të jetë i gjinisë së nënpërfaqësuar”. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Pas takimit me Metën, Bashës i shkon në zyrë ambasadori i BE-së

Soreca: Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi duhet të vazhdojë

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmet i fortë regjistrohet në Turqi

Digjet për herë të dytë makina e pedagogut, brenda pak muajve

Digjet automjeti i kryeplakut të fshatit në Krujë (Emri)
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com