Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi i ri Penal/ Berisha: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen..

2025/07/28 at 1:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!

Kreu i Partisë Demokratike, përmes një deklarate për mediat u ndal sot dhe foli për Kodin e  ri penal të prezantuar disa ditë më parë.


Sipas kryedemokratit nuk është normale që Kodi Penal të ndryshohet çdo 10 vite, ndaj sipas kreut të PD ndryshimet e shpeshta e zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie. Berisha tha se të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë”

“Narkoshteti paraqiti dy ditë më parë narkokodin e parë të Shqipërisë, në të cilin goditën pa mëshirë qytetarët. Do tu jap një shembull. Ky është kodi i tretë në 30 vite në 1995 u miratua kodi i parë penal. Në 2014 u hartua kodi penal që është sot në fuqi dhe fiks në 10 vite del nga shpellat e mafies pa asnjë konsultim një tekst tjetër i ri i kodit penal. Duke përmbysur në mënyrë të vazhdueshme ligjet, ti vetë sistemin e zhyt në një mjedis pasigurie. Sistemi juridik. Do t’u jap një shembull, ky është kodi i tretë në 30 vite. Në vitin 1995, u miratua kodi i parë penal. Në vitin 2014, me ndihmën e Euralius, u hartua kodi penal që është sot në fuqi. Dhe pa u mbushur 10 vite apo fiks në 10 vite, del nga shpellat e mafies, pa asnjë konsultim, nga zyrat e Edi Ramës, një tekst tjetër i ri i kodit penal. Edhe njëherë, kodet plotësohen me veprat penale që krijohen, me praktikat që duhet të zbatohen, por të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë”, tha kreu i PD-së.

Teksa kritikoi Kodin e ri Penal, Berisha tha se sot në Shqipëri qytetari dënohet me burgim për një parkim të gabuar dhe se varësi serial del nga burgu.

“Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar.

Sot qytetari shqiptar dënohet me dhjetëra vite në qoftë se i ka marrë ndërmarrjes 1 milion lekë. Ndërkohë që zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të marrë dënimin që meriton.

Ky është kodi i përçudnive të mëdha. Por nuk janë vetëm këto.

Pra, është kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë, në një kohë kur në të gjitha ligjet, dhe sot në ligjet e vendeve demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje.

Dhe në qoftë se pyeten qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Por meqenëse ka ndodhur që këta janë enturazhi i Edi Ramës, dhe qeveritarëve të tjerë, atëherë duhet të bëjmë ligjin që këtyre t’u japim një shans të dytë”, tha kreu i PD.

Pjesë nga fjala e Berishës

Narkoshteti paraqiti dy ditë më parë narkokodin penal të Shqipërisë, në të cilin goditen pa mëshirë qytetarët, trajtohen me butësi maksimale zyrtarët dhe ata të cilët në drejtësinë e shekujve për aktet e tyre kanë marrë dënimin me vdekje, por duke e ndaluar një masë të tillë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendet anëtare të Këshillit të Europës, kanë hequr dënimin me vdekje nga kodet penale dhe kanë ruajtur dënime të tjera.

Ata tani kanë të mundur plotësisht të dalin dhe të bëjnë punë vullnetare sepse janë eksponentë kryesorë të mafies qeveritare.

Nga viti 1992 gjer sot, Shqipëria ka hartuar ligje të bazuara në standardet më të mira dhe të asistuar nga institucionet kompetente evropiane. Në këtë kontekst, në vitet ’90 u nda nga kodet e vjetra të diktaturës komuniste dhe u vendosën ligje të reja. Natyrisht ligji nuk është një e dhënë njëherë e përgjithmonë, por veçanërisht kodet, me dinamizmin e krimit dhe veprave penale, ato pasqyrojnë ndryshimet e realitetit.

Por gjithmonë një parim nga themeluesi i parimeve të shtetit modern, Monteskje, ligji preket rrallë dhe kur preket, preket me një dorë që dridhet. Pse kjo? Sepse stabiliteti i ligjit është kushti madhor i sigurisë juridike, e cila përbën dimension më cilësor të shtetit ligjor.

Duke përmbysur në mënyrë të vazhdueshme ligjet, ti vetë sistemin e zhyt në një mjedis pasigurie. Sistemi juridik.Do t’u jap një shembull, ky është kodi i tretë në 30 vite. Në vitin 1995, u miratua kodi i parë penal. Në vitin 2014, me ndihmën e Euralius, u hartua kodi penal që është sot në fuqi.

Dhe pa u mbushur 10 vite apo fiks në 10 vite, del nga shpellat e mafies, pa asnjë konsultim, nga zyrat e Edi Ramës, një tekst tjetër i ri i kodit penal. Edhe njëherë, kodet plotësohen me veprat penale që krijohen, me praktikat që duhet të zbatohen, por të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë.

Dhe këtë kur e ndërmerr në mënyrë pothuaj të fshehtë, pa asnjë konsultim paraprak me faktorët kryesorë, me avokatët, me gjyqtarët, me prokurorët, me shoqërinë civile, me mediat, me deputetët, por del sikur e nxjerr nga shpella dhe e paraqet atë, tregon se nuk ke asgjë të përbashkët aty për interesat e shtetit ligjor, as të qytetarit, mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve, por përkundrazi ke interesat e narkoshtetit, shtetit mafioz, karteleve të drogës që të imponojnë të ndërmarrësh një hap të tillë në sekret të plotë.



Ju sugjerojmë

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Bota

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

4 Nëntor, 2025 3:24 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Para
Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: 'Listë të zezë' me ata që shkelin lejen!
















TE FUNDIT

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
4 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane të dekadave të fundit dhe një nga mbështetësit kryesorë...

Lexo më shumë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
4 Nëntor, 2025

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com