Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

2025/07/30 at 8:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Një ndër zërat më kritikë është dhe avokati Jordan Daci, i cili në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo në Klan News, tha se nëse ky kod do të miratohet siç është, ai personalisht do të largohet nga vendi.

Kjo sepse sipas tij, me draftin e ri kushdo mund të bjerë në burg.

“Nëse ky kod miratohet siç është, unë i pari nuk jetoj më në këtë vend. As ti s’duhet të jetosh, askush s’duhet të jetojë, sepse sapo të lëvizësh këmbën, ne në burg. Kushdo, kurdo dhe si të dojë, mund të fusë dikë në burg. Kaq shumë subjektive janë këto dispozita”, tha Daci.

Avokati theksoi se ka qenë edhe pjesë e tryezave konsultative që në fazat e hershme të hartimit të draftit por shumë nga vërejtjet e bëra nga ekspertët nuk janë marrë parasysh nga autoritetet përkatëse.

“Unë në fakt kam marrë pjesë në një konsultë para një viti, në cilësinë e dekanit. Dhe normalisht jam njohur me një pjesë të këtij drafti që vitin e shkuar, në një tryezë ku mori pjesë edhe kryetari i Dhomës dhe disa të tjerë.

U bënë disa vërejtje, të cilat as që ishin marrë parasysh, edhe pse ishin vërejtje shumë miqësore ose shumë parimore. Unë mendoj që publikimi i këtij drafti nga Ministria e Drejtësisë është i nxituar dhe përshëndes jashtë mase qëndrimin shumë serioz dhe profesional të Prokurorit të Përgjithshëm, por jo vetëm, edhe të kryetarit të Dhomës, Maks Haxhia”, tha Daci.

Ai ngriti shqetësimin se shumë nga nenet janë “në nivel lajthitjeje juridike”, duke përmendur raste absurde si burgosja për shkak të mospagesës së tarifave apo për harrimin e kolaudimit të mjetit.

“Po të merresh me nene, aty kishte gjëra për t’u vënë duart në kokë dhe të thuash: ‘Më fal, a janë juristë këta, apo çfarë dreqin janë?’. Por unë po merrem me gjëra shumë parimore.

Së pari, Kodi Penal nuk ndjek parimet bazë të së drejtës penale. Sepse po qe se ky Kod do të miratohet, të gjithë juristët do të duhet të kthehen mbrapsht në shkollë, sepse duhet të mësojnë gjërat ndryshe nga se si janë edukuar.

Nga ana tjetër, ka nene që janë vërtet në nivelin e lajthitjes njerëzore dhe juridike, siç është ndikimi në pavarësinë e gjykatës, tarifa jo të arsyeshme, nuk shkon në gjyq dhe të shkosh në burg, apo harron të bësh kolaudimin e makinës dhe të shkosh në burg. Ky Kod bie ndesh me parimet e BE-së.

Këtu kufizohet jo vetëm liria e shprehjes, por kufizohen të gjitha liritë”,  theksoi avokati.

Sipas tij, në qendër të një kodi penal duhet të jetë individi, jo shteti:

“Grupi i punës ka diçka gabim, dhe kjo vjen nga një mentalitet postkomunist. Në një shoqëri demokratike, qendra është individi dhe jo shteti, kurse ky kod ka në qendër shtetin”. Sipas tij, kodi aktual ishte shumë më i mirë.

Në fund, Daci u shpreh i bindur se ky draft nuk do të miratohet: “E para një herë, nuk është iniciativë e qeverisë në kuptimin e mirëfilltë, dhe besoj se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë.” /tvklan

Ju sugjerojmë

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
Bota

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

4 Shtator, 2025 3:59 pm
Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
Bota

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

4 Shtator, 2025 3:28 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

4 Shtator, 2025 2:59 pm
Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona
Bota

Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona

4 Shtator, 2025 2:51 pm
Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
Politikë

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

4 Shtator, 2025 2:30 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

4 Shtator, 2025 1:51 pm
Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

4 Shtator, 2025 1:48 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Aktualitet

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

4 Shtator, 2025 12:54 pm
Para
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

TE FUNDIT

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
4 Shtator, 2025

29 vite nga emisioni i parë, këtë të enjte në orën 21:00 nis sezoni i ri i emisionit “Opinion”. Intervista...

Lexo më shumë

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
4 Shtator, 2025

Florida planifikon t’i japë fund vaksinimit të detyruar, duke përfshirë këtu atë të nxënësve, siç pohoi kreu i shëndetësisë atje,...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
4 Shtator, 2025

Giorgio Armani, stilisti legjendar që ndryshoi botën e modës, ka ndërruar jetë sot në moshën 91 vjeç, vetëm pak muaj...

Lexo më shumë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Shtator, 2025

Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesëpadinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com