Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër ISIS.
Kodheli tha se ushtrinë shqiptare në në frontin kundër xhihadistëve e ka kërkuar SHBA.
“Ligji i ri parashikon prezencë ushtarake në luftën kundër ISIS. Prezenca e trupave ushtarake është kërkuar nga SHBA”, u shpreh Kodheli.
Ministrja e Mbrojtjes tha se ushtarakët shqiptarë do vijojnë të jenë prezentë edhe në Afganistan.
“Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes”, u shpreh Kodheli.