Pak kohë më parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u shfaq në kufi, i veshur si ushtarak, ndërsa foli me një gjuhë kërcënuese.
Gjatë një interviste në TVSH, ministrja jonë e Mbrojtjes Mimi Kodheli tregoi se çfarë i tha homologut të saj pas këtyre deklaratave.
“Veshja si ushtarak ka qenë një sjellje për konsum të brendshëm politik. E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar që atëherë kur doli si ushtarak. Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha “po jam qetësuar” tregoi Kodheli.
Pavarësisht deklaratave, Kodheli theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë me shumë sesa korrekte.