Lidhur më dekaratat e kreut të Libras, Ben Blushi për lëvizjen e Koço Kokëdhimës brenda Partisë Socialiste dhe opozitës që ka bërë ai në parti, ka reaguar edhe ky i fundit nëpërmjet një mesazhi që ka dërguar live në Opinion.
“Blushi më ka keqkuptuar. Kam qenë shumë kritik, ndofta njeriu më kritik në PS mbi gjendjen e PS në të gjitha kuptimet. Lidhur me debatin që bënte Blushi, qëndrimi im ka qenë ky: PS duhet të ketë rregulla dhe nuk duhet të ketë situata si këto që konteston Blushi. Unë projektova reforma radikale për të kthyer PS në një parti moderne. Ne nuk kishim komunikim me Blushin, prandaj ai nuk i njihte pikëpamjet e mia. Blushi ndofta kishte paragjykime për mua dhe kjo e ka penguar të kuptonte qëndrimet dhe pikëpamjet e mia.”- shkruan Kokëdhima.