Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicioni PD-LSI nuk është fundi i botës, Rama do bëhet Erdogani i ri i Shqipërisë

2016/08/05 at 2:14 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Koalicioni PD-LSI nuk është fundi i botës, Rama do bëhet Erdogani i ri i Shqipërisë

NGA AGRON GJEKMARKAJ


Kjo verë do të mbahet mend gjatë për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe sidomos për konsensusin e arritur. Historitë e shkruara e të pashkruara, të pastra e të pista, që e shoqëruan, do të harrohen. Kapsollat e tensionit, që u rrit artificialisht, kërcasin ende aty­këtu si pushkaliqe në duar fëmijësh. Edi Rama, i cili për gati dy vjet shiun dhe breshrin, të korrat e të mbjellat, të kaluarën e të ardhmen plot emfazë e kërcënim i lidhte më të, duket i palumtur. Festa e Xhafës në Pallatin Mbretëror ishte si të thuash “ra ky mort e u pamë”.

Dështimi i saj, sado paradoksal mund të dukej, do të shfaqej si sukses elektoral për Kryeministrin në shtrëngatë. “Nevoja për drejtësi” dhe “lufta ndaj atyre që e pengojnë atë” do të mbulonte tre vjet dështimesh e dëmesh. Në mos, fort sa më s’ka, do t’i shijonte një reformë pa Opozitën, e mbërthyer të mos e pranonte variantin e tij, i cili synonte dominimin e sistemit të drejtësisë, me LSI­në të zënë poshtë vetës si daci ne govixh dhe me disa vota të trafikuara. Kësisoj do të bënte bingo. Ilir Metës së defaktorizuar pa mëshirë i vinte stërkëmbëshin, duke u sjellë si Fusheja me Babefin dhe do të rrihte gjoksin me maxhorancën e re “pro europiano­amerikane”.

Tek Opozita do të fillonte vakia. Ajo do të hynte në një hulli ballafaqimesh të brendshme e etiketimesh nga jashtë, me synim sfilitjen e lidershipit të Lulzim Bashës përgjatë vitit elektoral. Kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, Basha konsumoi betejën më të gjatë dhe më të vështirë të karrierës së tij politike deri më tani, sa parimore, aq edhe të keqkuptuar, sa të nevojshme, aq edhe të anatemuar. Kurrë më parë një politikan shqiptar nuk kishte shkuar kaq larg në një sfidë principesh, duke ecur honeve asgjësuese të rrezikut, grykësia e të cilit mund të rezultonte fatale. Koha i dha të drejtë për qëndresën dhe parimet. Shqipëria ka bërë një Reformë Drejtësie dinjitoze, falë edhe këmbënguljes ndërtuese të Bashës. Një përfundim i tillë u shndërrua në investim autoriteti mbi subjektin e tij politik dhe ndaj faktorit ndërkombëtar, nga Merkel te Nuland. Seanca e kryqëzimit ndaj tij thjesht e mistifikoi e veshi me mantelin e forcës. Nëse Ilir Meta do t’i bindej kërbaçit dhe kulaçit të Ramës, në këtë moment do të ishim përballë një tjetër situate.

Personalisht ­kur hilet rrezikonin rregullat, dominimi arsyen racionale, shantazhi dhe kërcënimi konsensusin­ e kam vlerësuar qasjen e kreut të LSI­së gjatë atyre ditëve si prej burri shteti në raport me reformën, konsensusin, opozitën dhe, kryesisht, për stabilitetin e vendit. Nuk jam penduar aspak brenda atij konteksti. Disa miq të mitë, nuk di të them nëse janë socialistë apo jo, por që janë shumë afër Ramës, me shkruanin: si ka mundësi, pikërisht ti i djathtë ku më s’vë lëshon këtë gjëmë, këtë herezi, këtë kataklizmo? E di ti kush është Ilir Meta, apo nuk e di? Nga kjo kuptoja se për ta Meta është i dobishëm për numrat që ka për karrigen e Ramës, por sapo i vë në diskutim ato për një hall apo arsye, bëhet më i urryeri në botë dhe makineria e propagandës tezat i ka gati. Ndonëse duhet thënë, për lirinë që të jep e vërteta, se Kryeministri s’ka asnjë epërsi morale ndaj kryetarit të Parlamentit.

Sa lart janë të dy bashkë moralisht, e dinë vetë ata. Meta mbase konsiderohet disi më provincial për faktin se nuk ishte apo nuk kishte lidhje me bllokun komunist, kaq në modë bashtinave të “Rilindjes”. Thënë kjo, duhet pohuar edhe ana tjetër. Kinezët janë të bindur se nëse ecën nën shi, do të lagesh. Kjo vlen edhe për Metën, i cili parimet shpesh i merr me qira. Ai nuk bzajti kurrë, deri sa Rama i ngriti kurthe personale. Pakënaqësinë, nëse e ka parimore me Ramën për keqqeverisjen, mund ta zgjidhë fare thjesht, duke kaluar në opozitë, pa e vrarë mendjen nëse “Kryerilindasi” ka 69 apo 71 deputetë. Një Kryeredaktor i njohur, me të qeshur më tha: “Ndonëse i dhe lamtumirën, Rama nuk iku…” ! E vërtetë, por kisha parasysh një Kryeministër në punë e jo në detyrë, siç është Rama tani e tutje, i cili çdo ditë nuk ka aspak nge të merret me hallet e shqiptarëve, teksa me pompën e qokave dhe joshjeve hedh ujë mbi vatrat e pa fund të zjarrit, që i ndizet poshtë këmbeve. Ilir Meta është në pushtet dhe jo në opozitë, paçka se poshtëron Ramën dhe miklon PD­në. Ai i përmbys situatat dhe bëhet agresiv, kur mbi krye të tij ia beh kërcënimi. E bën këtë qartazi për llogari të vet e të mendosh ndryshe është naivitet, por edhe t’i kërkosh një politikani shqiptar që të sakrifikojë vetveten, është më shumë se naivitet.

Pushteti është qëllimi, qëndrimet mjeti. Do ta dëshironte krejt për vete, pa Edi Ramën dhe pa Lulzim Bashën, por ku merr më shumë atashohet me ëndrrën supreme që ata t’i atashohen atij. Siç thotë një analist i njohur, ai e ka zënë Kryeministrin “disa herë me armën drejtuar atij”, kjo e ka bërë mosbesues, pse jo edhe hakmarrës, por jo irracional. Edi Rama dhe Ilir Meta tulaten, i druhen provës për të sfiduar njëri­tjetrin dhe kjo drojë i mban bashkë. Nevoja për pushtet është më e madhe se armiqësia. Roli epik i trimit që bën konsensus pa “gjakderdhje” i shkon për shtat gjithaq. Garancitë për vazhdimësi në një anë dhe syshkeljet në anën tjetër, i shtojnë misterin dhe rëndësinë. Në këtë stinë kur lajmet bëhen thashethem dhe thashethemet lajme, konflikti Rama­Meta, bashkëpunimi Basha­Meta, diversioni, qeveria teknike duhen konsideruar me doza relativizmi. Sigurisht, në një situatë kësodore, Opozita ka ofruar maksimumin e pragmatizmit pas konsensusit për reformën, për mundësinë e një qeverie teknike.

Në çdo kohë dhe në çdo vend, Opozita nuk i ikën një mundësie të tillë për të copëtuar maxhorancën dhe këtu s’ka vend për kuku e obobo, qoftë edhe nga ndryshimi i qëndrimit të LSI­së. Për të nderuar të vërtetën, duhet thënë se Edi Rama me mbështetjen solide dhe deri dje të heshtur të Metës, i ka dhënë këtij vendi qeverinë më të keqe në 26 vite liri. Shqipëria e qeverisur prej tyre është një republikë depresioni, hashashi, krimi dhe korrupsioni. Barra morale nuk respekton hierarkinë e shifrave me të cilat kanë ndarë pushtetin. Ato i marrin politikanët që kanë shpinë për të ngarkuar në kurriz një të tillë peshë. PD ka një histori bashkëpunimi me LSI-­në, e cila i ka pasë disa arritje, por edhe degradimin e vet përkatës, për të cilin Sali Berisha mori përgjegjësitë dhe u ndëshkua, ndërsa Meta numëroi dështimet dhe u çmua.

Nëse numrat që dalin nga zgjedhjet e reja kërkojnë një koalicion PD-LSI, ky nuk është fundi i botës, do të merrte kuptimin e një pengese të pashmangshme për të ndaluar Edi Ramën që të bëhet Erdogani i ri i Shqipërisë. Një aleancë të tillë, veç ky horizont do ta justifikonte pas fjalës së zgjedhësve. Por nuk është ky çelësi, as oferta e re që Lulzim Basha duhet t’u bëjë qytetarëve të këtij vendi, të cilët në mënyrë frenetike kërkojnë karta morale, intelektuale e profesionale për të marrë në dorë administrimin e fateve të tyre dhe hequr qafet zgrapsat fytyrëshollë, rrandokopet, matrahulet, kopukët, sallahanat, surratqerepet e kozmopolitët që teshtijnë nga librat.

Dekompozimi i shprehur nëpërmjet arrogancës dhe korrupsionit i detyron njerëzit të shohin kah alternativa, e cila është në këtë rast opozita. Mosreflektimi i kësaj ndjesie do ta përvëlojë këtë klasë politike dhe penalizojë dukshëm edhe Opozitën, nëse nuk e percepton këtë realitet. Atë që Basha nuk e ka bërë me bujë për të respektuar paqen e brendshme dhe për të mos u bërë shënjestër sulmesh, largimin propagandistik të të korruptuarve që ajo parti ka, si çdo tjetër parti shqiptare, duhet ta reflektojë po deshi me të njëjtën heshtje tek ekipi i tij i ri elektoral, sigla morale e valenca intelektuale e të cilit është thelbësore.

Hajdutët nuk duhet të zëvendësojnë hajdutët dhe teveqelët nuk duhet të zëvendësojnë teveqelët, paçka se, si askush tjetër, dinë refrenin e hosanave, këtë të ëmbël muzikë për veshët e pushtetit. Imazhi është një fenomen, i cili e vuan urinë më shumë se çdo tjetër dhe e vuan monotoninë. Ai gjithmonë kërkon fabula të reja. Formula që e bën atë tërheqës është tejet delikate. Arti dhe ekuilibri mes të resë e tradicionales ndahen nga pejza të holla. Shqiptarët janë lodhur nga gramafonat, gënjeshtarët e pacipë, hajdutët makutë ndaj, sado që tingëllon moralizuese dhe retorike, kanë nevojë për 10 burra e gra të ndershme që t’i qeverisin si popujt e tjerë të Europës. Njerëzit e ndershëm dhe hajdutët ngjasojnë në një pikë. Ata projektojnë kudo vetveten, sapo të kenë mundësi në postet kyçe. Nuk janë të shumta mëdyshjet kur thuhet se shumica e shqiptarëve po shohin, kush me dëshirë e kush me shpresë, nga Lulzim Basha. Nga shtatori, Basha duhet që ditë pas dite shikimin ta shndërrojë në besim dhe atë ta marrë, pasi u ka ofruar atyre një kartë morale për t’u dhënë një Kryeministër që nuk i përqesh, që nuk i rren, që nuk i tall, që nuk i vjedh, që nuk u tund ligjin si ndëshkim për ta dhe si leckë që fshin këpucët për vete. Çdo zgjidhje tjetër “deux ech machina” apo jo duhet të vijë pasi karta morale të ketë bërë përpjekjen e saj të sinqertë, përndryshe nuk ndodh “asgjë e re nën kët diell”, përveç faktit që mund të parandalohet përsëritja e së kaluarës.

Etiketa: BashaGjekmarkajkolaicionLSImetaPD


Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Foto/E pabesueshme, vajza e Obamës, punon gjatë verës si kameriere

Foto/E pabesueshme, vajza e Obamës, punon gjatë verës si kameriere

Flet Meta: Nuk kanë lindur ende burra që të shatanzhojnë Ilir Metën

Flet Meta: Nuk kanë lindur ende burra që të shatanzhojnë Ilir Metën

Ky këngëtar vdes të puthet me fanset në buzë

Ky këngëtar vdes të puthet me fanset në buzë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com