Këtë të shtunë me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, opozita do të çelë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Majit.
Ndërkohë këto janë pamjet që vijnë nga stadiumi “Air Albania”, aty ku po përgatitet podiumi dhe gjithçka duhet për mbajtjen e aktivitetit. Sikurse vërehet në stadium po bëhen përgatitjet e fundit.
Do të jetë ora 12:00 kur kryedemokrati Sali Berisha dhe drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të nisin mitingun hapës të fushatës.
Mësohet se përveç simpatizantëve, të pranishëm do të jenë të 61 kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët e këshillave bashkiakë./Opinion.al