Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicion PD-PS pas zgjedhjeve? Basha: Propagandë

2021/01/23 at 6:33 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koalicion PD-PS pas zgjedhjeve? Basha: Propagandë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me ekzistencën e një mundësie për një koalicioni mes PD dhe PS pas zgjedhjeve të 25 prillit.


Kryedemokrati është shprehur në “News24”, se zërat për një koalicion PD-PS është vetëm një propagandë e qeverisë dhe se një mundësi e tillë nuk ekziston.

Pyetje: Zoti Basha, është lakuar shumë, ka zëra për një koalicion të madh pas zgjedhjeve, Partia Socialiste, Partia Demokratike, cili është komenti juaj në lidhje me këtë?

Lulzim Basha: Kjo është propagandë e Partisë Socialiste e që tregon, e Edi Ramës, që tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar seocialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Shikoni, kur shohin 80% apo 82% apo 85%, varësisht nga sondazhet e ndryshme që botohen dhe që duan ndryshimin, padiskutim në këtë përqindje të madhe ka dhe shumë socialistë, të cilët janë të neveritur jo thjeshtë sepse janë lënë jashtë tepsisë së pushtetit, por sepse partia tek e cila kanë besuar dhe kanë investuar apo më mirë të themi kupola e kësaj partie ka braktisur vendin, ka braktisur shqiptarët. Dhe në këtë mënyrë ka vështirësuar shanset dhe mundësitë edhe për ta dhe për familjet e tyre. Pra, është fare e qartë se shumica dërmuese e shqiptarëve duan ndryshim dhe këtu përfshihen edhe socialistët e thjeshtë. Tani më thoni, një kryeministër i dështuar si ky, i cili nuk arrin dot të përmend një sukses në 8 vite, i cili ka frikë ta pyesësh ku i ke 300 mijë vendet e punës dhe ndërron temën apo tregon letra fallco formalizimi, i cili ta pyesësh ku e ke shëndetësinë falas, rekordi i vetëm është Tirja apo ai skandali tjetër i vjedhjes të kartave të kreditit, ndërkohë që shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë nga xhepat e tyre sesa shumica e vendeve të tjera të rajonit. Ta pyesësh ku i ke legalizimet falas, ke vetëm fatkeqësi të tilla si shembje të paligjshme të banesave, ke qindra e mijëra njerëz të cilët paguajnë ryshfetet të majme dhe prapë nuk ja dalin dot të marrin çertifikatën e legalizimit. Por dështimet më të mëdha janë ato me të cilat përballet shqiptari dhe shqiptarja dhe familjet shqiptare përditë. 97% tha nuk do të paguajnë taksa. Duke nisur nga ju këtu në studio paguani shumë më shumë taksa se sa para se të vinte Edi Rama në pushtet. Çmimet do të ulen për shportën ushqimore. 40% më shumë bëjnë gjërat baze, buka, sheqeri, vaji, gjërat bazë për shqiptarët. Këto janë punët e Edi Ramës, këto janë arritjet e Edi Ramës dhe në këto kushte pa pikë diskutimi vjen në këtë fushatë pa një bilanc në fakt me një bilanc të tmerrshëm negativ dhe me çfarë narrativi do të vijë? Me çfarë premtimesh pasi ke premtuar 2 herë dhe s’ke bërë asnjë gjë? Pikërisht në këtë kuadër dua ta lexoni edhe propagandën e përsëritur.

Pyetje: Pra nuk ka gjasa që të ndodhë një koalicion?

Lulzim Basha: Në mënyrën më absolute 25 Prilli do të jetë ditë e një ndryshimi të madh dhe ky është verdikt, kjo është aspiratë e shumicës dërmuese të shqiptarëve. Sfida jonë është që këtij ndryshimi të madh, këtij votëbesimi të madh që do të derdhet në kutitë e votimit në 25 Prill ti paraprijmë me një program që jo vetëm të realizojë ndryshimin por të tejkalojë pritshmëritë e çdo shqiptari. Dhe për këtë punoj sot unë. Sot që jemi këtu të ulur ne kemi vendosur lidhje me korporatat më të fuqishme Europiane dhe Amerikane për të shpalosur programin tonë, për ti thënë shiko mendojeni edhe një herë, atë fabrikë mos e ço në Mal të Zi apo në Maqedoni sepse këtu do të keni këtë paketë. Paketë fiskale, paketë infrastrukture, paketë trajnimi për rininë, ku qeveria shqiptare nesër nuk do t’ia japi lekët 4-5 oligarkëve për të bërë gjoja punë, por do të shpenzojë pikërisht për të sjellë këta investitorë të huaj, për të trajnuar krahun punëtor, për të trajnuar rininë shqiptare që të fillojë të punojë në Shqipëri me paga dinjitoze./ Opinion.al

Etiketa: Koalicion PD-PSlulzim basha


Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Meta: Koha për referendum të ri

Përgjimet e antimafias, flitet edhe për presidentin e Shqipërisë

Kryemadhi:Paratë e shqiptarëve shkojnë tek duart e pak njerëzve dhe mafies

Kryemadhi:Paratë e shqiptarëve shkojnë tek duart e pak njerëzve dhe mafies

Maskat me detyrim/ Basha: 1 në 3 shqiptarë s’ka para ta blejë

Përgjimet e “Ndrangheta”, Basha thirrje SPAK: Urgjentisht të nisin hetimet
















TE FUNDIT

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
6 Nëntor, 2025

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse...

Lexo më shumë

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
6 Nëntor, 2025

Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com