Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e lajmeve të AbcNeës mbrëmjen e sotme, e pyetur rreth një koalicioni të mundshëm në opozitë të LSI-së me PD-në, tha se partia që ajo drejton është e hapur për koalicion një të tillë opozitar dhe se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, pasi në këtë mënyrë do të kemi edhe një qeverisje më të mirë, do kemi demokraci, në një Shqipëri që vazhdon të jetë në tranzicion”, tha Kryemadhi.