Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klubet e Superiores: Bojkot kampionatit nëse qeveria nuk plotëson kërkesat

2020/09/04 at 11:07 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Klubet e Superiores: Bojkot kampionatit nëse qeveria nuk plotëson kërkesat

Klubet e Kategorisë Superiore të futbollit në Shqipëri kanë përsëritur sërish qëndrimin e tyre se do të bojkotojnë sezonin 2020-2021 pas mungesës së përgjgjes nga qeveria shqiptare në lidhje me plotësimin e katër kërkesave bazë.

Mbledhja ku kanë marrë pjesë 9 nga 10 presidentë të klubeve është zhvilluar në Minsk të Bjellorusisë, aty ku sot do të luajë kombëtarja jonë.

Në qëndrimin e tyre të përbashkët të bërë publik në një deklaratë për shtyp, drejtuesit e klubeve thonë se sezoni 2020-2021 nuk do të nisë në datën e parashikuar, 12 shtator, pasi do të ketë bojkot nga ana e tyre.

Kërkesat e tyre për qeverinë janë:

Të ulet TVSH në masën 6%, të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura, Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite si dhe të miratohet “Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve” pasi sipas tyre ligji aktual është “mashtrim”

Deklarata e plotë për shtyp nga Liga e Profesioniste e Futbollit

Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

  1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
  2. Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

  1. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
  2. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.
3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.
4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Zgjedhjet/ Rama vetëm 10 minuta tek Meta, nuk komenton takimin

Zgjedhjet/ Rama vetëm 10 minuta tek Meta, nuk komenton takimin

Mjekja: Kryeni marrëdhënie seksuale, por mbani maskë dhe mos u puthni

Mjekja: Kryeni marrëdhënie seksuale, por mbani maskë dhe mos u puthni

Zgjedhjet/ Rama vetëm 10 minuta tek Meta, nuk komenton takimin

Zgjedhjet/ Rama i kërkoi Metës të shmanget vetëm një datë

TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com