Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH: Konsumatorët shqiptarë të pambrojtur nga abuzimet me peshën

2016/08/03 at 9:07 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
KLSH: Konsumatorët shqiptarë të pambrojtur nga abuzimet me peshën

Mbrojtja e konsumatorëve shqiptarë nga abuzimet me peshën dhe matjen nuk është në nivelin e kërkuar bashkëkohor.


Një  inspektim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM)  tregon se institucioni ka shfaqur mangësi  për shkak të kuadrit rregullator të papërputhur plotësisht me direktivat e BE-së dhe të paharmonizuar mirë me aktet e tjera ligjore e nënligjore, nga menaxhimi joeficient dhe joefektiv i burimeve njerëzore dhe nga mospërfshirja në verifikimin e instrumenteve matës të fushave me rëndësi jetike për popullsinë, si atë të shëndetësisë, mjedisit, komunikimit telefonik, sigurisë publike etj.

KLSH vëren se Drejtoria e Përgjithshme të Metrologjisë vuan nga mungesa e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të të gjithë subjekteve me instrumente matës në përdorim, nga problematikat e licencimit, monitorimit dhe inspektimit të personave të autorizuar në fushën e matëseve të energjisë elektrike dhe të ujit; nga veprimtaria inspektuese jo e qëndrueshme, si dhe nga mangësitë e konstatuara në fushën e kryerjes së investimeve dhe përdorimit të aseteve.

Në fund të vitit 2015 rezulton se në DPM janë 8 vende pune të paplotësuar për një periudhë kohore përgjithësisht rreth 2 vjet, megjithëse janë zhvilluar procedura konkurrimi nga ana e DAP, më e ndjeshme kjo në veprimtarinë verifikuese pasi mungojnë 3 metrologë të autorizuar (5 % e numrit gjithsej).

Drejtorët e përgjithshëm të DPM nuk kanë miratuar kritere për punësimin e punonjësve në përputhje me vendet e punës, duke vepruara në kundërshtim me Rregulloren e brendshme të DPM-së së paku deri në tetor të vitit 2014, pas të cilit i janë nënshtruar procedurave të rekrutimit të nëpunësit në shërbimin civil.

KLSH vëren se, metrologët e autorizuar në DPM nuk janë sipas kërkesave ligjore lidhur me profesionin dhe eksperiencën në punë, pasi në fund të vitit 2015, rezultojnë të jenë inxhinierë dhe matematicienë e kimistë vetëm 16 prej tyre ose 30 % që plotësojnë këto kërkesa.

Në inspektorët metrologë vetëm 1 është me profesionin inxhinier elektrik dhe në pjesën më të madhe prej 60 % janë me profesionin e juristit (5) dhe atë të ekonomistit (4), por që nuk mungojnë dhe me shkollë profesionale shkenca politike, histori/gjeografi, teknologji bujqësore etj.

KLSH këshillon DPM –në të marrë masat e nevojshme që nëpërmjet DAP-it të plotësojë vendet e punës me specialistët të profilit, duke vendosur kriteret përkatëse sipas kërkesave ligjore, me përparësi plotësimin e metrologëve të autorizuar, e lidhur kjo me veprimtarinë verifikuese të instrumenteve matës në terren.

Sipas raportit të KLSH nuk janë përfshirë dhe rrjedhimisht mbuluar nga verifikimi metrologjik fusha kryesore ku përdorimi i instrumentave ka ndikim të konsiderueshëm dhe të vlerësuara me risk nga BE dhe organizatat ndërkombëtare të metrologjisë në mbrojtjen e konsumatorit si: në aparaturat mjekësore, ato për vlerësimet e ndotjes së mjedisit, sigurinë publike, kohët bisedore etj.

Gjithashtu DPM nuk ka kontrolluar (inspektuar) herë pas here veprimtarinë e personave juridikë dhe fizikë të autorizuar, për pasojë nuk është në gjendje të japin përgjigje mbi cilësinë dhe saktësinë e matësve të energjisë elektrike dhe atyre të ujit të pijshëm, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me matjet.

Në periudhën 2012-2015 konstatohet se komisioni i ankimit nuk ka hequr asnjë prej gjobave të vendosura, duke konfirmuar në këtë rast dhe veprimtarinë e inspektorëve, pavarësisht ndryshimit të bazës ligjore. Ndërsa në vitin 2011 janë “falur” nga DPM 8.2 % e gjobave të pashoqëruara me asnjë masë disiplinore për inspektorët.

Janë ndëshkuar me gjobë një numër i vogël subjektesh, krahasuar me numrin e madh të inspektimeve dhe parregullsive të konstatuara: vetëm 0.65% e subjekteve; numri më i madh i 16 gjobave (130) është në 2013, si dhe numri më i vogël (10) është në vitin 2012, me prirje rënie nga 2013 e në vazhdim.

Në strukturën e subjekteve të gjobitura gjatë kohës tetor 2013-dhjetor 2015 rezulton se 74 % e tyre u përkasin njësive të tregtimit të karburanteve (në pjesën më të madhe të të cilëve për shkaqe të furnizimit jashtë tolerancave ligjore), 15 % mungesës së peshës sipas etiketimit në subjektet e tregtimit të mallrave të parapaketuara, në vijim furrat e bukës, pikat e tregtimit të gazit etj.

Nga këto të dhëna vërehet se konsumatori goditet pikërisht në ato lloje transaksionesh tregtare të nevojës së parë siç është buka, karburanti, gazi etj.

Nga 270 gjobat e vendosura janë nxjerrë titujt ekzekutivë për 186 prej tyre (69 %) dhe rezultojnë të përmbushura plotësisht dhe/ose pjesërisht 91 prej tyre. Pra për këtë periudhë në çdo 3 gjoba të vendosura, DPM arrin të vjelë pjesërisht ose plotësisht vetëm një prej tyre brenda 5 vitesh.

KLSH rekomandon se inspektimi gjatë veprimtarisë së tij të rrisë forcën ndëshkuese me gjobë të subjekteve dhe të përmirësojë cilësinë e veprimtarisë së tij; të analizojë rastet e rrëzimit në gjykatë të masave ndëshkuese duke evidentuar përgjegjësitë; si dhe të zbatojë afatet optimale për të mbyllur plotësisht ciklin e gjobave, me qëllim maksimizimin efektit ligjor në rritjen e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e masave dhe peshave.

Rezulton se gjobat nuk kontabilizohen në DPM, pas lëshimit nga gjykata të titullit ekzekutiv, duke lënë hapësira për “humbjen” e tyre dhe mosndëshkimin e subjekteve ose më së paku humbjen e efektit ndëshkues për subjektin e kundërligjshëm, kur kalojnë periudha të gjata kohe./Monitor

Etiketa: klshkonsumatoretme peshente pambrojtur


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
FOTO/ 20 vjeçari u vetëvar në banesë, ja mesazhi prekës i mikut të tij

FOTO/ 20 vjeçari u vetëvar në banesë, ja mesazhi prekës i mikut të tij

Foto/ Pushimet përrallore të Elvana Gjatës

Foto/ Pushimet përrallore të Elvana Gjatës

Bregdeti i Semanit/ Raste kafshimi nga peshq helmues

Bregdeti i Semanit/ Raste kafshimi nga peshq helmues

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com