Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq dhe dy zyrtarë

2020/06/27 at 4:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq dhe dy zyrtarë

KLSH ka kallëzuar në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë të tjerë. Në kallëzimin e KLSH thuhet se zyrtarët kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë.


“Zyrtarët e kallëzuar penalisht kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi”.

Gjatë auditimit nga KLSH në Bashkinë Finiq u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi.

Mbi ish-kryebashkiakun dhe dy zyrtarët,Florian Peri, ish-përgjegjës i sektorit të proceduarve të prokurimit dheL.K ish-përgjegjës i sektorit juridik rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Hyrja e paautorizuar  kompjuterike”.

Raporti i plote i KLSH

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë me nr. 1048/1, datë 24.12.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Finiq, për veprimtarinë nga data 01.01.2017 deri më 31.12.2019.

Me Vendimin nr. 28, datë 30.04.2020 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresënnr. 1048/13, datë 04.05.2020, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë,përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitetnë vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej55 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi,përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj.

Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuarvendosje e kritereve jo në përputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin e pjesëmarrësve në procedura.

Për14 (katërmbëdhjetë)procedura të prokurimit për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë tëoperatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë,në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë në kushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e DST dhe në kushtet kur nuk ka pasur operator të tjerë pjesëmarrës në garë, KVO duhet të anulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit të procedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE.

Vlerësimi jo i drejtë i operatorëve pjesëmarrës në garë, ka sjellë për pasojë veprime në paligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë

Për 15 (pesëmbëdhjetë)procedurat të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues të Operatorëve Ekonomik (OE) apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta me OE/BOE e tjerë të skualifikuar,veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëri të fondeve të prokuruar me efekt negativ në buxhetin e bashkisë për vlerën 41,773,524 lekë.

Secili vendim i KVO për të shpallur fitues OE apo BOE nuk është i drejtë dhe OE/BOE duhej të ishte s’kualifikuar dhe Titullari i AK duhet të kishte anuluar secilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprime me pasojë shkelje të barazisë në tendera.

Veprime në kundërshtim e mospërputhjemenenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33, nenin 46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56, 61 dhe 77të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Finiq masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 55,334 mijëlekë.

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 1048/15, datë 11.05.2020kallëzim penal ndajL.H. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, F.P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT) dhe L.K. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit Juridik, në cilësinë e Kryetarit dhe anëtarit të NJHDT,për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve”dhe “Hyrja e paautorizuar  kompjuterike”, parashikuar nga nenet 258, 186 dhe 192/b, të Kodit Penal./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
Bota

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

9 Korrik, 2025 6:53 pm
Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

9 Korrik, 2025 6:34 pm
Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025
Bota

Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025

9 Korrik, 2025 6:19 pm
Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
Sport

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

9 Korrik, 2025 6:00 pm
Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
Bota

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

9 Korrik, 2025 5:48 pm
Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
Rajoni

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

9 Korrik, 2025 5:29 pm
Para
Moti, çfarë parashikojnë meteorologët për javën e ardhshme

Moti, çfarë parashikojnë meteorologët për javën e ardhshme

Çfarë diskutuan? Cakaj takon në Uashington Reeker dhe Palmer

Çfarë diskutuan? Cakaj takon në Uashington Reeker dhe Palmer

Rreth 10 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Rreth 10 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën
















TE FUNDIT

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
9 Korrik, 2025

Një studim i ri ka përshkruar rreziqet e përdorimit Inteligjencës Artificiale si ChatGPT për terapi. I lançuar në nëntor të...

Lexo më shumë

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
9 Korrik, 2025

Fatjon Tafaj është emëruar trajneri i Shqipërisë U-17, pas largimit të italianit Andrea Tedesco. Në fjalët e para si trajner...

Lexo më shumë

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
9 Korrik, 2025

IKMT ka vijuar pasditen e sotme aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit. Nga pamjet...

Lexo më shumë

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
9 Korrik, 2025

Gjykata e Trevisos në Itali dha vendimin e prerë duke e dënuar me burgim të përjetshëm Bujar Fandajt. 40-vjeçarin me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com