Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur verifikimin e kushteve ligjore për kandidatët të cilët garojnë për kreun e SPAK.
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pasi ka marrë aplikimin e 3 kandidatëve (Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili) ka arritur në përfundim se ata nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.
KLP bën me dije se Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK.
Ky vendim është miratuar nga KLP me 10 vota pro, në mungesë të antares Esmeralda Keshi.