Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thirrur mbledhje ditën e nesërme për të zgjedhur kryetarin e ri.
Sipas burimeve, mbledhja pritet të mbahet në orën 09:30.
Pjesë e mbledhjes do të jenë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT.
Kujtojmë që më 27 maj, KLP miratoi me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.
Pas këtij vendimi, Balla u përjashtua nga sistemi për 15 vite dhe nuk mund të qëndrojë më as funksionin e kryetarit të KLP-së.