Aktualitet

KLP publikon listën: Kush janë prokurorët kandidatë për KED


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 18/11/20 |
Opi Nion

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Tashmë lista pritet që t’i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore nga Prokuroria e Përgjithshme janë: Olsian Çela, Thoma Jano, Adnan Xholi, Alfred Progonati, Alma Muça, Anila Leka, Kudusi Shahu, Kujtim Luli, Sokol Stojani. Ndërsa nga Prokuroria e Apelit plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në garë: Ludovik Dodaj, Moisi Duda, Gjon Fusha, Genti Xholi, Fatjona Memcaj, Arben Qosja, Altin Binaj, Enrik Haxhiraj, Kleanth Zeka.

Mes kandidatëve, spikat emri i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili kërkon një tjetër post në organet e drejtësisë. Sakaq, Çela mësohet se ka pezulluar procedurën e kandidimit në KLP për shkak të pandemisë COVID-19./ Opinion.al

 

Pas