Kryesore

Klosi prezantohet në Vlorë, mungon Ahmetaj. Gjiknuri: U ftua, por kishte angazhime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 04/10/22 |
Opi Nion

Është prezantuar këtë të martë si drejtues politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Blendi Klosi. Klosi zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetaj.

Në prezantim, Klosi ishte i shoqëruar nga deputeti i qarkut Damian Gjiknuri, ndërsa mungonte Arben Ahmetaj.

Duke qenë se Klosi ka qenë më parë drejtues politik në Vlorë, në vitet 2007-2009, ai tha se rikthimi është një nder ndërsa shtoi se të jesh në këtë post është një përgjegjësi e shumëfishtë për të arritur të njëjtat rezultate që Partia Socialiste ka arritur.

“Është përgjegjësi e shumëfishtë për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur, që ka dëshmuar që gjithmonë ka dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë”, tha Klosi.

Nga ana tjetër, deputeti Gjiknuri u pyet për mungesën e Ahmetajt në prezantim. Lidhur me këtë, Gjiknuri tha se u ftua por që kishte angazhime të tjera.

“Për këtë është përgjigjur edhe kryeministri, janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore, ku secili lojtar pozicionohet në vendin e tij në mënyrë që skuadra të japë maksimumin e vet. Ahmetaj është lajmëruar, por mesa di ka qenë i angazhuar me punë të tjera”, tha Gjiknuri./Opinion.al

 

Pas