5 persona të maskuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Dom të Klosit duke grabitur 8 mijë euro, 1 milionë lekë dhe sende të tjera me vlerë.
Autorët kanë lidhur familjarët dhe kanë dhunuar nënën dhe djalin, ndërsa kanë qenë në kërkim të parave. Të dy personat e dhunuar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë marr ndihmë mjekësore në spital. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje./Opinion.al