Aktualitet

Klodi Hoxha, vajza që mendohet se qëlloi me vezë mbi Ramen!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 02/11/15 |
b.f

Ja statusi i fundit Klodi Hoxhes ne Facebook!

Ç’do të ndodhë kur gjimnazistët të mos mund ta vazhdojnë arsimimin e tyre në institucionet e arsimit të lartë për shkak të tarifave të kripura? Atëherë nuk do të pijë më ujë fakti se ata janë gjimnazistë dhe nuk mund t’i bashkohen protestës sonë studentore. Askush nuk do që të punojë në call-center apo fasoneri. Të gjithë duan të arsimohen. Ç’do të ndodhë kur universitetet e rretheve të falimentojnë? Nuk do të jetë më justifikim fakti se nuk mund t’i bashkohesh dot protestës në Tiranë për shkak të largësisë. Atëherë protestën do ta bëjmë në secilin qytet ku ka një universitet publik. Ç’do të ndodhë me pedagogët kur t’u hiqet edhe ajo pak liri akademike nga burokratët qeveritarë apo, më keq akoma, kur të fillojnë t’i shkurtojnë për shkak se nuk janë agjentë të mirë marketingu? Nuk mendoj se do të shqetësohen më për vendin e punës, por do t’i bashkohen edhe ata masivisht protestës. Disa prej studentëve nuk do të jenë më bijtë dhe bijat e nëpunësve të frikësuar të administratës, por qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre themelore. Kur padrejtësia dhe pabarazia të dojë të ngulet dhunshëm në universitet, as indiferentët nuk do të jenë më indiferentë; as skeptikët më skeptikë.

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. Pershendes,falenderoj,pergezoj actin e studentes hoxha.Si studentja hoxha duhet te veprojne gjithe studentet e shqiperise dhe gjithe shqiptaret.Ju kujtoj gjithe te ashtequajturit politikane shqiptare se shqiperia nuk eshte prone e tyre apo baballareve te tyre ose gjisherve te tyre,ajo eshte e gjithe shqiptareve.Askush nuk ka te drejte te bej pazare me te ,por te sherbej per te.Askush nuk ka te drejte te perfitoje me te por te punoje per te.Askush nuk ka te drejte morale dhe ligjore te abuzoje me te sepse abuzon me gjakun, djersen e milionave shqiptare qe nuk kane me te humbasin asgje dhe nje revolucion do te ishte i domosdoshem dhe i pashmangshem tu tregoje vendin e duhur te gjithe atyre qe perfituan per 25 vjete ne emer te demokracise,pasigurise,dhe drejtesise.Zoti politikan:NEVER UNDERESTIMATE SOMEBODY WHO HAS NOTHING TO LOOSE………Ne shqiperi jane miljona nga ata dhe nje dite do tu japesh llogari edhe nga varri nese mendoni se atje jeni rehatuar.Ju bej thirrje te gjithe studenteve,te gjithe medjave te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te ngrihemi ne kembe te marrim ate qe eshte e jona,ate qe na e maskruan,ate qe na e lenduan,ate qe na e perqane SHQIPERINE.Mjafte ne roberi ne emer te komunizmit,mjafte ne roberi ne emer te demokracise,mjafte ne roberi ne emer te shpifje prrallave e mashtrimeve.Shqiperia eshte e imja,e jotja e te gjitheve.

Pas