Kryesore

Klima e biznesit,Rama: Raportet janë arbitrare, s’janë pasqyruar zhvillimet pozitive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 09/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaron se legjislacioni që lidhet me klimën e biznesit është i prapambetur dhe do të përmirësohet, duke u përafruar me legjislacionin e vendeve të zhvilluara.

Në takimin me përfaqësuesit e biznesit, kreu i qeverisë pranoi problemet për klimën e biznesit. Por, Rama kundërshtoi raportet e dhomave të tregtisë që sipas tij bëjnë anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive.

“Dëshiroj të them që është shumë e nevojshme sipas meje që ndërpveprimi ynë me biznesin të jetë dinamik në vazhdimësi dhe për këtë arsye në duam të ndërtojmë një format të një dialogu. Që klima e biznesit ka problematika të veta kjo nuk diskutohet por mjafton t’i hedhësh një sy të gjitha hapave që janë bërë, nga procese të lodhshme, të zvarritshme, në procese që sot janë elektronike, janë pa kontakt fizik. Është e pamundur që kjo të mos reflektohet në raportet që bëjnë dhomat e tregtisë. Është e pamundur që ne të jemi peng i anketave, që bëhen në mënyrë jo profesionale, që në thelb cenojnë imazhin e vendin por edhe klimën e biznesit vetë. Nuk mund të jemi pre e të dhënave të marra në mënyrë kaotike dhe dalin të dhëna që nuk përputhen me realitetin. Nuk ka asgjë që nuk përputhet me realitetin, por ama që sot është dita me natën jeta e një sipërmarrësi, e një importuesi, eksportuesi që i ka shumë më të pakta hallet që kishte dje për shkak të këtyre përmirësimeve. Është e pamundur që Shqipëria nëpër raporte të dalë njësoj, siç kur kishte radha kilometrike në sportele, siç kur kishte kontrolle pa fund, siç kur kishte ‘prita’ në dogana apo pika kufitare dhe sot që të gjitha këto nuk ekzistojnë, sot janë të gjitha elektronike. Këto dalin njësoj nga arbitrariteti dhe nga anketime që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo kërkesë e imja ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie me vendin, të të dyja palëve”, tha Rama.

Pas