Ky është momenti kur e reja nga Venezuela, Darjana Linares është zbritur nga çadra ku ra, pasi u shty nga një 39-vjeçar shqiptar Ismet Zoto, këtë të Martë në Durrës.
Mësohet se ajo bashkë me një grup vajzash të tjera ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, dhe i riu me të cilin u konfliktua fizikisht e më pas tentoi ta vriste është klient i saj.
Vajzat e tjera të përfshira në këtë ngjarje, rtentuan të largohen bashkë me valixhet gati, por nuk ia dolën dot. Policia i ka ndaluar, ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga Klan News.
Kujtojmë se ngjarja e pazakontë u regjistrua mesditën e sotme.