Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik, kur një klient goditi me thikë një kuzhinier shqiptar 65-vjeçar në restorant.
Konflikti nisi rreth orës 17:00 të së dielës, kur për arsye ende të paditura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në stomak dhe është larguar.
Autori menjëherë pas sulmit, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.