Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

2020/05/05 at 2:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

Këshilli i Latë Gjyqësor u mblodh ditën e sotme përmes platformës online për të shqyrtuar çështjen e Ardian Dvoranin.


Mësohet se KLGJ ka vendosur që të shtyjë vendimin për Dvoranin, ndaj të cilit Presidenti Ilir Meta ka kërkuar largimin e tij pasi i ka përfunduar mandati.

Ndërkohë, KLGJ shprehet se kjo shtyrje u bë me qëllim që të njohë Dvoranin me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin.

NJOFTIMI I PLOTE

Sot me datë 05.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Bazuar në nenin 82 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbledhja plenare nisi me shqyrtimin dhe miratimin e raportit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2019”, në të cilin pasqyrohet në tërësi gjithë veprimtaria, arritjet dhe problematikat si të KLGJ-së dhe sistemit gjyqësor përgjatë vitit 2019. Në përfundim bazuar në gjetjet konkrete të analizuara, Këshilli i paraqet Kuvendit të Shqipërisë raportin me sugjerimet përkatëse për përmirësimin e situatës.

Këshilli në përputhje me aktin normativ nr.15/2020, me të cilin është parashikuar rishikimi i dytë i Buxhetit të Shtetit për shkak të situatës së pandemisë, vendosi miratimin e detajimit të fondeve të lira, nga buxheti i vitit 2020, në sistemin gjyqësor dhe vënien në dispozicion të tyre për përballimin e kësaj situate.

Gjithashtu, Këshilli vendosi detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve me kontratë në disa gjykata për vitin 2020, me qëllim plotësimin e nevojave të tyre për personel ndihmës.

Në vijim të mbledhjes plenare të datës 27 prill 2020, Këshilli vazhdoi shqyrtimin e shkresës së Presidentit të Republikës lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z. Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë. Pas shqyrtimit të shpjegimeve të dhëna nga z. Dvorani si dhe propozimeve të disa anëtarëve të tij, Këshilli, me shumicë votash, vendosi shtyrjen e shqyrtimit të kësaj çështjeje. Kjo shtyrje u bë me qëllim që të njohë z. Dvorani me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, korrespondencën e institucionit të KLGJ-së, me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të, si dhe marrjen e një opinioni ligjor nga misionet partnere që asistojnë Këshillin./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Kina përgatitet për luftë me SHBA-në, bën gati bombarduesin bërthamor

Kina përgatitet për luftë me SHBA-në, bën gati bombarduesin bërthamor

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria...

Jeta pas pandemisë, a na pret një botë pa maska?

Jeta pas pandemisë, a na pret një botë pa maska?
















TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com