Pas vendimit për rinisjen e shërbimeve gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, bën me dije se veprimtaria do të jetë e kufizuar dhe se prioritet do të kenë vetëm çështjet me natyrë të ngutshme.
Seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat.
Gjithashtu, sipas KLGj, do të vazhdojë të jenë të pezulluara, afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme./Opinion.al