Kryesore

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren, Mimoza Margjeka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 14/09/20 |
el ida

Komisioni i Lartë Zgjedhor ka vendosur unanimisht pezullim nga detyra për gjyqtaren e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.

Aktualisht ndaj gjyqtares Margjeka është vendosur masa “Arrest shtëpie”, ndërsa vijojnë hetimet.

Ajo akuzohet se është pjesë e një skeme korrupsioni ku nëpërmjet burrit të saj, ka marrë para për të ndryshuar masën e sigurisë të një të dënuari.

Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, dhe dy të dyshuarit e tjerë për korrupsion në Durrës, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Najton Bali, vëllai i të burgosurit, dyshohet se ka dhënë 6 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë. Këtë ai dyshohet se e ka bërë përmes sekserëve Klaudjo Zhilla dhe Arben Cara. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka e cila do të vendoste për çështjen.

Pjesë e skemës korruptive dyshohet se është edhe avokati i të burgosurit, Skënder Demiri, i cili është lënë në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Mimoza Margjeka ishte e vetmja gjyqtare e cila në Shkallë të Parë nuk i dha mandatin kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Në rastin e saj ajo nuk i njohu mandatin Valbona Sakos./Opinion.al

Pas