Aktualitet

KLGJ kërkon riorganizim të gjykatave: Të shkrihen disa prej tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 08/06/21 |
Opi Nion

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë riorganizim të gjykatave në Shqipëri.

Përmes një letre KLGJ kërkon përshpejtim të miratimit të hartës gjyqësore ku propozohet shkrirja e 10 Gjykatave të Shkallës së Parë dhe 5 Gjykatave të Apelit.

KLGJ propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të  mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.

Sipas abc news shkak për këtë kërkesë janë bërë vakancat e krijuara për shkak të vettingut apo dorëheqjeve të gjyqtarëve.

Nisma u prezantua edhe javën e shkuar në Komisionin e Ligjeve nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami./Opinion.al

Pas