Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë riorganizim të gjykatave në Shqipëri.
Përmes një letre KLGJ kërkon përshpejtim të miratimit të hartës gjyqësore ku propozohet shkrirja e 10 Gjykatave të Shkallës së Parë dhe 5 Gjykatave të Apelit.
KLGJ propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.
Sipas abc news shkak për këtë kërkesë janë bërë vakancat e krijuara për shkak të vettingut apo dorëheqjeve të gjyqtarëve.
Nisma u prezantua edhe javën e shkuar në Komisionin e Ligjeve nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami./Opinion.al