Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

2025/08/18 at 11:12 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

Pas daljes nga SPAK, kreu i Partisë Demokratike mbajti një deklaratë për mediat. Konkretisht kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për mungesën e reagimit pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj një prokuroreje dhe një gjykatësi disa ditë më parë.

“Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës. Dhe pas prokurores Gjeli që nuk la turfullim pa bërë kundër saj, iu vërsul një gjykatësi tjetër, në mos gabohem, Balliu mbiemër, për fajin e vetëm që ky gjykatës me karakter për ligjin, kishte zbatuar pikë për pikë vendimin e qeverisë.

Ky gjykatës, në përputhje me vendimin, i cili i njihte shkelësit e ligjit të drejtën e parablerjes me firmë të Edi Ramës, kishte vendosur masën e sigurisë, sepse Edi Rama pavarësisht nga pafytyrësia e tij, kërkonte që gjykatësi të mbajë dy standarde, njëherë ta zbatojë dhe njëherë të mos e zbatojë. Tani ky, i vërsulet gjykatësit, një djalë i ri ai, me fjalët e një ordineri, jo të një kryeministri, jo i pacipë, jo këto e ato”, u shpreh kreu i PD Berisha pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

“A dëgjuat ju, dy sulme të egra, a dëgjuat ju një fjalë të vetme nga dy institucionet kryesore të drejtësisë, të cilat detyrimisht duhet të merrnin në mbrojtje këto individë sepse kishin zbatuar ligjin. Asnjë fjalë, heshtje varri. Ndërkohë që kur unë denoncoja lidhjet me krimin të Altin Troplinit, ata lëshonin kilometra deklarata në mbrojtje të Gjokës apo Troplinit”, shtoi ai.

Kryeministri Rama në fillim të korrikut kritikoi prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli për mënyrën se si kishte trajtuar çështjen e ndërtimeve të ngritura në Theth, të cilat u prishën pas aksionit të IKMT-së. Rama deklaroi se Gjeli duhet të kishte nisur një çështje penale dhe paralajmëroi kallëzim ndaj saj dhe të gjithë Prokurorisë së Shkodrës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Elsa Gjeli reagoi, duke dërguar një shkresë për KLP-në, ku kërkonte mbrojtje për pavarësinë e magjistraturës dhe ishte e gatshme të përgjigjej para çdo institucioni.

Gjithashtu më 1 gusht, Rama kritikoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu, për një vendim që kishte të bënte me sigurimin e një pallati të konfiskuar, vendim që, sipas Ramës, ishte absurd duke marrë parasysh legjislacionin që ai vetë kishte miratuar më parë.

Ju sugjerojmë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor! Provimet..

Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor! Provimet..

Rrugorja në Berat vijon kontrollet/ Ndëshkime e gjoba për drejtuesit e parregullt

Rrugorja në Berat vijon kontrollet/ Ndëshkime e gjoba për drejtuesit e parregullt

Amnesty International akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gaza

Amnesty International akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gaza

TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com