Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klevis Balliu publikon dokumentet: Projekti i Unazës, pa leje

2019/11/18 at 11:37 AM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Klevis Balliu publikon dokumentet: Projekti i Unazës, pa leje

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, në një dalje për mediat ka folur  në lidhje me me projektin që do të zhvillohet tek Unaza e Re.


Balliu është shprehur se po shkatërrohen shtëpitë e qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e disa komplekseve me pallate, ndërsa shton se ndërtimet e reja janë leje të vlefshme ndërtimore.

Ish-deputeti ka publikuar nga selia blu dokumentet, që sipas tij, tregojnë se ky projekt u nis për të vjedhur’ “Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING”.

Deklarata e Balliut

Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e  qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e  disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, Partia Demokratike ka publikuar dokumenta dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING.

Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.

Një shkresë tjetër, e 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon kompania “AVE CONSALTING” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise. Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve.

Përveç anës teknike, që bën të pavlefshëm lejen e ndërtimit, në këtë çështje ka edhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që gjoja i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro. Nga njëra anë, Ave consulting, që ka projektuar shkatërrimin e qindra shtëpive tek Unaza e Re, ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit te objekteve informale.

Parti Demkoratike i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë këtë aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur atë siç po bën me rastin e DH Albania, për të cilën, akoma pas një viti nuk ka asgjë konkrete.

Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dukementat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.

Një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re!

Kur shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike qeverisjen e vendit, zyrtarët apo privatet e përfshirë në këtë aferë do të përgjigjen para ligjit. Me ligjin tonë të ri Antimafia dhe me programin tonë “Ndiq paranë”, ata do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv  20 milion euro për 1 km./ Opinion.al

Etiketa: klevis balliuunaza e re


Ju sugjerojmë

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

16 Shtator, 2025 3:10 pm
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
Kryesore

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

16 Shtator, 2025 2:09 pm
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Politikë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

15 Shtator, 2025 6:10 pm
Para
Moti i keq në Itali, përmbytje dhe dëborë

Moti i keq në Itali, përmbytje dhe dëborë

Danimarka tha se nuk do pranojë luftëtarët e ISIS: Nuk iu kemi asnjë borxh

Danimarka tha se nuk do pranojë luftëtarët e ISIS: Nuk iu kemi asnjë borxh

Përse pritet që filmi i ri i Nicolas Cage do të thyejë rekorde

Përse pritet që filmi i ri i Nicolas Cage do të thyejë rekorde
















TE FUNDIT

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
17 Shtator, 2025

Kalendari i Kupës së Shqipërisë është publikuar të mërkurën. Turneu i dytë për nga rëndësia në vend nis më 1...

Lexo më shumë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
17 Shtator, 2025

Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe...

Lexo më shumë

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
17 Shtator, 2025

Ditën e nesërme Parlamenti do të mblidhet në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë “Rama 4”. Prezantimi...

Lexo më shumë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
17 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar u vu në pranga në Bulqizë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit dhe duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com