Gazetarja Klementina Cenkollari nga sot do të jetë ‘Zëri i ri i Amerikës’.
Cenkollari i është bashkuar stafit shqiptar të ‘Voice of America’ dhe do të drejtojë Ditarin informativ, në një nga institucionet më me prestigj në fushën e medias në botë.
Cenkollari është një emër i njohur i medias shqiptare. Para se t’i bashkohet VOA në ‘tokën e ëndrrave’, Klementina ka punuar në media të rëndësishme si Ora News, A2 CNN, MCn etj.
Po ashtu, ajo është përfshirë në një sërë projektesh të tjera mediatike me fokus median e pavarur dhe të bazuar në fakte.