Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klement Balili në arrati, kushëriri ndalohet për trafik ndërkombëtar droge

2016/06/12 at 4:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Klement Balili në arrati, kushëriri ndalohet për trafik ndërkombëtar droge

Shtatë persona të tjerë u arrestuan për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të një procedimi të nisur prej vitit 2013.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë pjesë e një bande kriminale që trafikonte drogën drejt Greqisë dhe Italisë.

Lënda narkotike kryesisht sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës.  Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa banuara dhe trafikohej jashtë vendit, në disa raste përmes malit me mushka.

Në kuadër të operacionit të koduar “Quaranta” u vunë në pranga për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës këta persona:

Petro (Abedin) Kuci, 47 vjeç, banues në Stiar, Delvinë. (Organizator).

Arben Kanina, 44 vjeç,  banues në Delvinë. (Organizator).

Mirel Ademi, 31 vjeç,  banues në Delvinë. (Transportues).

Artur Shukulli, 42 vjeç,  banues në Delvinë. (Transportues).

Donald (Qosja) Shandro, 36 vjeç, banues në Lushnje. (Organizator).

Bledar Murati, 29 vjeç, banues në Durrës. (Transportues).

Xhovan Saraçi, 30 vjeç, banues në Durrës. (Transportues).

Burime thonë se një nga personat e arrestuar është kushëriri i ish-drejtorit të Transporteve në qytetin e Sarandës Klement Balili.

Ky i fundit ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Të njëjtat burime saktësuan se Balili nuk është pjesë e grupit që po hetohej prej vitit 2013, por e një tjetër bande që trafikon drogën në Greqi dhe Belgjikë.

Po ashtu, nedhe emri i operacionit të koduar ‘Quaranta” nuk është rastësi, pasi Klemend Balili është pronar i kompleksit “Santa Quaranta” në Sarandë. Nuk dihet nëse edhe kushëri i tij është bashkëpronar në këtë kompleks, apo nëse emri i koduar “Quaranta” është vënë vetëm për shkak të lidhjeve të tyre të gjakut.

Procedimi penal është regjistruar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në shtator të vitit 2013.

Hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, kohë gjatë së cilës janë sekuestruar në vendin tonë dhe në Zvicër në disa raste: 85 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në datën 05.10.2013, në Tiranë.

670.135 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në datën 29.04.2014, në Sarandë, në  Pyllin e Gështenjave në afërsi te vendit të quajtur Bushnec.

60 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, në datën 06.06.2014, në Kavajë dhe Fier 6 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit Heroinë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 në Zvicër.

1.5kg lëndë narkotike e llojit Kokainë, në Zvicër gjatë vitit 2014.

Në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar gjithsej në vendin tonë dhe në Zvicër 16 shtetas, nga të cilët 3 në Zvicër dhe 13 në vendin tonë. Shtetasit e arrestuar në vendin tonë ishin pjesë e tre grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Ju sugjerojmë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Para
Tetë këshilla për shëndetin seksual

Tetë këshilla për shëndetin seksual

Soni Malaj: Ja çfarë mendon Anna për Klevin

Soni Malaj: Ja çfarë mendon Anna për Klevin

Shpat Kasapi feston 31 vjetorin, shikoni si dukej në fillimet e karrierës

Shpat Kasapi: Më mirë e dhunoj një femër, sesa të më quajnë budalla

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com