Gjykata e Apelit ka shpallur përfundimisht të pafajshëm Fatmir Limajn lidhur me rastin e ashtuquajtur “Kleçka”.
Pas këtij vendimi, të cilin e ka siguruar Indeksonline, Limaj triumfon përfundimisht ndaj ndjekjes shumëvjeçare si i dyshuar për krime lufte.
Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, konfirmohet aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 17 shtator 2013, duke u hedhur poshtë ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pastërtia e luftës së Fatmir Limajt u vërtetua dy herë nga Gjykata e Hagës, dy herë nga EULEX-i dhe tash përfundimisht edhe nga Gjykata e Apelit.
Sipas përllogaritjeve të Indeksonline, Limajn deri me tash e kanë gjykuar mbi 20 gjyqtarë ndërkombëtarë, duke e rikonfirmuar pafajësinë e tij dhe luftën e pastër të UÇK-së. /Indeksonline