Pasi lidhja mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës u bë publike mediat rozë nuk kanë pushuar për lajmet rreth çiftit.
Kështu ata kanë qenë edhe më tepër në qendër të vëmendjes së mediave duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuara të këtij viti e pikëpyetja më e madhe ishte nëse ata janë fejuar apo jo.
Mirëpo së fundmi, Klea ka treguar lojën që për pak sa nuk i mori jetën asaj dhe shoqeve të saj kur ishin të vogla. Gjatë lojës “Luaj me jetën e tjetrit”, Klea ka treguar se kur ishte e vogël, gjatë një loje me shoqet është futur në bagazhin e një makine duke rrezikuar asfiksimin nga mungesa e oksigjenit.
Por falë Zotit, moderatorja dhe shoqet arritën të shpëtonin paq nga kjo situatë e të shmangnin një tragjedi.