TIRANE- Klajda Gjosha, ministre e Integrimit e LSI-së nga Brukseli ku gjendet për progres raportin ka thënë se lajmet se ajo pritet të japë dorëheqjen janë spekulime. “Më vjen keq që qarkullojnë këto lajme, janë spekullime. Unë jam në krye të detyrës dhe po ju flas nga Brukseli”, tha Gjosha ne lidhje telefonike për Ora News. Pas Nasip Naços, në media është folur për dorëheqjen e Klajda Gjoshës nga radhët e LSI-së.