Njëra prej pijeve më të përdorura, ku shumica e njerëzve kanë krijuar varësi, por një rrezik që duhet mbajtur parasysh është se dëmton dëgjimin.
Kafeja dhe më konkretisht kafeina shkakton bllokim të dëgjimit, njolloj sikur të keni veshët e bllokuara, ndonëse për një periudhë dy apo tre ditore.
Ky fakt është zbuluar nga një studim kanadez i Universitetit McGill, ku sipas drejtuesit të tij Faisal Zawawi, thuhet se nëse konsumohet në sasi të tepruar kafeinë, dëmi mund të jetë i parekuperueshëm.
Drejtuesi i studimit këshillon të mos pihet më shumë se 3mg kafeinë në ditë, duke thënë se pije të caktuara e kalojnë ndjeshëm këtë masë.