Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo qeveri është një bukë e thyer që nuk ngjitet më

2016/08/11 at 6:30 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Kjo qeveri është një bukë e thyer që nuk ngjitet më

Nga Preç Zogaj


Kërkesën për krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte brenda një afati të negociuar zgjedhje të lira e të ndershme kryetari i PD­së, Lulzim Basha, e artikuloi dhe e zhvilloi për herë të parë në protestën popullore të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

Kërkesa u argumentua në kontekstin e një serie skandalesh e dështimesh të bujshme me stampë qeveritare. Kujtojmë deficitin prej katërqind milionë eurosh në dogana e tatime, ku vetëm në dogana opozita kishte llogaritur e denoncuar në vijimësi rreth pesëdhjetë milionë euro vjedhje nga kontrabanda e duhanit, denoncim që mbetet sot e gjithë ditën në sirtarët e Prokurorisë; asaj periudhe i përket lulëzimi i koncesioneve pa precedent në shëndetësi dhe sektorë të tjerë në favor të klientelës qeveritare. Po ashtu degradimi deri në zhdukje i tenderimit të fondeve publike duke paracaktuar si fitues të përzgjedhurit me dorë nga radhët e miqve dhe shokëve të kryeministrit e ministrave… Lulzim Basha deklaroi atë ditë para protestuesve se rreth tetëqind milionë euro të shqiptarëve janë dhënë në forma abuzive për investime luksi dhe shërbime fiktive që nuk i sheh e nuk i prek njeri.

Një javë më parë, shumica qeveritare kishte hedhur poshtë një projektligj të opozitës për hetimin ndërkombëtar të aferës ÇEZ, ku Shqipëria kishte humbur, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, një shumë kolosale prej pesë milionë eurosh. Ajo që i vinte kapakun skandaliadës së vitit dhe mbyllte perspektivën e ndryshimit të gjendjes brenda mandatit normal të qeverisë politike Rama­Meta ishte farsa e re zgjedhore në zgjedhjet vendore të qershorit. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHRI­t u kishte vënë vulën shkeljeve flagrante që u konstatuan në ato zgjedhje me një frazë të rëndë si gur varri që fliste për vrasje të besimit të zgjedhësve te vota e lirë.

Ky ishte konteksti. Kryetari i PD­së e parashtroi kërkesën për qeveri teknike si propozimin e zgjidhjes që ofronte opozita e vendit për të frenuar rrokullisjen dhe kryesorja, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo kërkesë, siç dihet, u fut në frigorifer për shkak të ndryshimeve që sollën në axhendën politike kombëtare dy reformat e mëdha me mbështetje dhe bashkautorësi ndërkombëtare: Ligji i dekriminalizimit që u votua në dy etapa, në 17 dhjetor të vitit 2015 dhe 23 shkurt të vitit 2016 dhe Reforma në drejtësi, bazamenti kushtetues i së cilës u votua më 22 korrik. Për të dyja këto akte madhore opozita u përcaktua dhe shërbeu deri në fund votimin e tyre me konsensus.

Në këto kushte për opozitën do të kishte qenë një sjellje totalisht e papërgjegjshme që, ndërsa ishte angazhuar si protagoniste dhe luftonte për konsensus me partitë e shumicës për të dyja nismat e mëdha shtetformuese, të kërkonte njëkohësisht dorëheqjen e qeverisë politike Rama­-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike. Kjo do të sillte mbivendosje dhe konfuzion edhe në axhendën e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Por për këdo që ndjek zhvillimet politike në vend, ka qenë e qartë se Partia Demokratike dhe opozita do ta nxirrnin nga frigoriferi propozimin e qeverisë teknike, do t’i përveshnin punës për ta bërë kryefjalë të aksionit të ri politik sapo të votohej baza kushtetuese e reformës në drejtësi. E kundërta mund të kishte ndodhur nëse gjatë kësaj kohe rendi, ekonomia dhe jeta shoqërore në përgjithësi do të kishin ndryshuar për mirë, skandalet qeveritare në vend do të ishin pakësuar dhe kryeministri Rama do të kishte shërbyer konsensusin me opozitën për reformën në drejtësi. Në këto kushte opozita me siguri do ta kishte kaluar kërkesën e saj të dhjetorit nga frigoriferi në arkiv. Por asgjë s’ka ndryshuar për mirë në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Skandalet e kanë ndjekur si rrodhe gjithë procesin e reformës në drejtësi. Rendi është në ditët e veta më të zeza, bandat grabisin sa herë të duan e ku të duan, droga ka mbuluar malet.

Ara, livadhe, lugina dhe pllaja anembanë vendit rezultojnë tokë e pushtuar nga narkotrafikantët me mbështetje apo funksione zyrtare. Udhëtarët, barinjtë, bagëtia janë kudo të kërcënuar nga skuadronet e drogës që vigjilojnë shpeshherë me armë në dorë dhe nuk lejojnë të pipëtijë miza në kartelet dhe koritat e tyre të mbjella me kanabis. Kjo botë hijesh që nuk është parë kurrë u imponon banorëve ligjin e heshtjes. Sepse nuk identifikohen e nuk arrestohen kurrë as në rastet kur policia ndërmerr ndonjë aksion për asgjësimin e bimëve të hashashit. Po ekonomia? Gropat e deficitit të ri në dogana e tatime po shfaqen në horizont pas manovrave për qëllime propagandistike që janë bërë me planifikimin e ulët të të ardhurve në pjesën e parë të vitit. Të shtojmë këtu faktin se Rama, për interesat politike vetjake, bëri çmos deri në fund të përjashtonte opozitën nga reforma në drejtësi. Në qoftë se kjo opozitë kishte njëherë arsye për të kërkuar qeveri teknike para tetë muajsh, sot ka dy herë më shumë. Do ta bënte, edhe po të mos kishte ndodhur çarja e re Rama­Meta për intrigat që kanë rrethuar votimin e reformës në drejtësi. Do ta bënte edhe po të mos kishte dalë Meta një ditë prej ditësh me kërkesën për një qeveri ekspertësh. Kërkesa e kahershme e opozitës dhe propozimi i ri i Metës përkojnë dhe mund të takohen në një tryezë politike ndërpartiake.

Por ato janë të pavarura si qëndrime. Opozita e kishte në mendje dhe do ta nxirrte në arenë për bindje, për koherencë, në emër të detyrës që ka për të propozuar zgjidhje për vendin, siç i mendon ajo. Edhe para tetë muajsh, edhe sot, nga të katër anët, është ngritur pyetja si do të realizohet krijimi i qeverisë teknike, kur shumica ka numrat për të qeverisur. Pyetja në thelb është naive dhe pa kuptim, edhe pse disa prej atyre që e shtrojnë pretendojnë se e kanë kapur opozitën në kontradiktë dhe duan të bëjnë pak ironi me të.

Kërkesa e opozitës për të krijuar një qeveri teknike e nënkupton ekzistencën e një qeverie politike të shumicës, siç është aktualisht qeveria Rama­Meta. Diskutimi që mund të bëhet e duhet bërë është tjetër: Së pari, a qëndrojnë apo nuk qëndrojnë faktet dhe argumentet që sjell opozita në mbështetje të kërkesës së saj? Së dyti, a po funksionon apo jo kjo qeveri dypartiake? Së treti, a është realist alarmi që ka ngritur opozita për zgjedhjet e ardhshme në dritën e komprometimit dy herë radhazi të kësaj qeverie në zgjedhjet e Korçës në zgjedhjet vendore dhe në dritën e bumit që po njeh korrupsioni dhe krimi me përfshirje dhe mbështetje qeveritare? Këto janë çështjet prej nga merr ose nuk merr formë kërkesa për zëvendësimin e qeverisë politike me një qeveri teknike. Qeveria teknike nuk mund të kundërshtohet me arsyetimin se shumica ka numrat. Kjo është marrëzi. Po të mos i kishte numrat, nuk do të ekzistonte as qeveria, as problemi për t’u zgjidhur. Pyetja tjetër “si do të realizohet qeveria teknike” është legjitime, pa dyshim. Realizimi varet dukshëm nga mbështetja popullore që ka marrë dhe merr përgjatë kohës ky propozim. Në qoftë se një shumicë mjaft e madhe qytetarësh nuk ka më asnjë shpresë te qeveria politike, shanset e qeverisë teknike kalimtare janë të mëdha. Sheshet, protestat dhe manifestimet popullore janë mjeti i pazëvendësueshëm i ndryshimeve. Por, ndryshimi i qeverisë mund të ndodhë edhe në rrethana të krizës brenda pallateve apo me bisedime. Një mundësi e tillë është reale në rastin e qeverisë Rama­Meta. Kjo qeveri nuk funksionon si qeveri edhe po të vazhdojë të hapë zyrat e të mblidhet në tryezën ovale të Kryeministrisë.

Kjo qeveri është një bukë e thyer që nuk ngjitet më. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur prej më shumë se një viti Kryeministri Rama nuk ka lënë rast pa shfrytëzuar për të damkosur partnerin e tij, zotin Meta, duke dashur ta largojë atë si kryetar të LSIsë, por pa partinë. Unë nuk jam duke gjykuar këtu a ka apo nuk ka të drejtë zoti Rama, i ka merituar apo nuk i ka merituar prapaskenat zoti Meta. Po flas për një marrëdhënie që nuk mund të vazhdojë më asnjë ditë në një qeveri të përbashkët. Sado i ëmbël të jetë pushteti për të dy. Zgjidhja më e keqe për qytetarët dhe për këta të dy është të vazhdojnë me parimin “sekush çifligjet e veta”. Zgjidhja më e mirë është të ndahen. Ata bëjnë masë në një qytet e jo më në një qeveri. Ndarja e tyre do të thotë automatikisht rënie e qeverisë politike. Çdo qeveri tjetër, e ashtuquajtur politike pas saj, që do të mund të fabrikohej me trafik apo blerje deputetësh, është ilegjitime. Në skenarin eventual të realizimit të qeverisë teknike me bisedime, opozita ka ftuar e vijon të ftojë për të kontribuar kryetarin e PS­së, zotin Rama dhe kryetarin e LSI­-së, zotin Meta. Është një ftesë korrekte, e natyrshme, që i mban të përgjegjshëm për çështjet madhore të vendit, duke mos i identifikuar me ata që thonë, “pas meje kiameti”.

Ndërgjegjësimi dhe mirëkuptimi mund ta sjellin në tryezën e bisedimeve zgjidhjen e problemit. Rruga tjetër është ajo e ngulmimit të opozitës dhe aleancës së gjerë qytetare me qëndrime dhe përballje politike, me protesta dhe me mjete të tjera demokratike. Opozita mendon patjetër për rrugët e realizmit të një propozimi me peshë. Por, detyra e saj e parë ka qenë dhe është ta formulojë atë. Siç bën amendamente për ligjet, siç paraqet vetë projektligje, opozita u paraqet qytetarëve zgjidhje politike për situata të caktuara. Sa më e saktë zgjidhja, aq më efektive do të jetë. Qeveria teknike është propozimi i zgjidhjes për zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe sikur të mos ndodhte asgjë tjetër pas kësaj, thjesht duke e formuluar, thjesht duke e shpallur, ajo është efektive, ajo është si pika e ujit që shpon gurin, është alternativa që i shfaqet si fantazmë Kryeministrit që erdhi me premtimin për të zhdukur drogën në një fshat problematik, por mbushi me të gjithë Shqipërinë ­për të përmendur parabolën më emblematike të qeverisjes së tij. /Botuar ne “Panorama”

Etiketa: buke e thyerPrec Zogajqeveri


Ju sugjerojmë

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Para
Nxihuni në kushte shtëpie vetëm me një produkt

Nxihuni në kushte shtëpie vetëm me një produkt

Ja në cilën moshë ka gjasa që t’ju tradhëtojë partneri

Ja në cilën moshë ka gjasa që t'ju tradhëtojë partneri

Laura Nezha pjesë e “Dance With Me”

Laura Nezha pjesë e "Dance With Me"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
14 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën...

Lexo më shumë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
14 Maj, 2025

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të...

Lexo më shumë

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
14 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë...

Lexo më shumë

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
14 Maj, 2025

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) - një organizatë e madhe humanitare - njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com