Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo nuk është koha të vdesim

2020/04/13 at 10:48 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kjo nuk është koha të vdesim

Nga Drini Zeqo

Asgjë nuk do jetë më si më parë. Mbase as takimet e zakonshme mes përqafimesh e puthjesh. E di, edhe ty po të mungon dikush ta përqafosh fort, mua po aq. Mbase është akoma herët të shkruajmë se njerëzimi nuk do shtrëngojë dot më duart nga frika që mbetet pas. Akoma pyetjet tona nuk kanë përgjigje.

Fëmijët ende luajnë, shohin ne sy prindërit e tyre, shpesh nuk dallojnë buzëqeshjen që e kanë zënë maskat. Shkollat janë të zbrazura, mësuesit jane para kompjuterave ndonëse jo të gjithë nxënësit.

E vërteta është se bota nuk do jetë më e njëjta. Ajo që na largonte sot po na afron. E para eshte teknologjia. Komunikimet permes platformave audio-vizuale u bënë parësore në këto ditë të vështira.

Skype-i solli afër nesh imazhin e mijra njerëzve që gjenden në disa raste edhe në kontinente të tjera. Interneti këtë herë na bashkoi, nuk na ndau. Avionët kanë zënë hambarët e tyre dhe janë të përgjumer akoma. Zhurma e tyre është ende e mezipritur. Po aq të qeta janë rrugët me orare të kufizuara për levizjet e makinave dhe njerëzve. Kafenetë e vogla, klubet me zhurmë, restorantet me aromën që mbushte rrugicat, pushojnë. Mall ka edhe për zenkat mes të dashurish rrugëve, nëpër to lëvizin vetëm motorrët e vegjël që shpërndajnë ushqimet. Mbase jo të gjithë, por shumë porosisin ushqimet e preferuara. Ka një mbret të ri, shërbimi delivery, do të jetë nëe opsion i padiskutueshëm në kurben e vet të suksesit. Sallat e kinemave u zbrazën, mbetën imazhet e filmave në dhoma ku efektet audio nuk jehojnë. Teatrot, opera, baleti po përpëlitet në tentativën e vet për të krijuar një botë magjike, online? Por kjo është ende një ëndërr, asgjë nuk do arrijë dot te zëvendësojë zhurmën e aktorëve, këngëtarëve apo balerinëve mbi parket.

Do mungojë akoma për disa kohë zhurma e bareve, ndërsa hyn e të pyesin se çfarë do të pish? Nje cocteil në një gote plastike është si të shijosh sushi me pirunj.

Fakt është se jo të gjithë janë kaq të shkathët në këtë botë te re online. Kjo pjesë përhumet akoma mes pritjes që t’i rikthehet normalitetit. Ka njerëz që e humbën një pune, ka që e fituan sepse u përshtatën në një dimension të ri. Ka shumë njerez që u sheruan, ka shume që pyesin veten nese do të preken nga virusi apo tashmë janë imunë. Ende s’e kemi këtë përgjigje. Ende përcjellim të moshuar që ndahen padrejtësisht nga të dashurit e tyre.

Histori e dhimbshme, Papa thirri “Urbi et Orbi” në një shesh pa besimtarë.

Por dikush do të thërrasë sërish në shehet plot, dikush do ankohet sërish nga trafiku, të tjerë do bien prapë në dashuri. Prapë do të lindin shumë fëmijë. Nxënësit do bëhen studente. Jeta është e tillë, sepse kjo nuk është një kohë për të vdekur. /Opinion.al

Etiketa: drini zeqo

Ju sugjerojmë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

25 Qershor, 2025 7:24 pm
Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

25 Qershor, 2025 7:12 pm
Para
Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, çfarë po ndodh në Turqi

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, çfarë po ndodh në Turqi

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri/ Çfarë po ndodh brenda spitaleve Covid

6 raste të reja në Shqipëri,shkon 70 numri i të prekurve me koronavirus

COVID-19 / 21 raste të reja në Shqipëri, shkon 467 numri i të prekurve

TE FUNDIT

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
25 Qershor, 2025

Disa herë emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime, që kanë në qendër prokuroren e Sarandës Esmeralda Basho. Përfaqësuesja...

Lexo më shumë

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
25 Qershor, 2025

Irani ka konfirmuar sot se Gjeneral Major Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com