Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo është muza e këngëve hit të “The Beatles”

2018/11/25 at 11:12 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Kjo është muza e këngëve hit të “The Beatles”

Erik Klepton, si një anëtar i grupit rok të viteve 1960 “Derek & Dominos”, shkroi këngën “Layla”, si një poezi dashurie për Pati Bojd, gruan e shokut të tij dhe kolegut të tij muzikant Xhorxh Hamilton, dhe që më vonë do të bëhej zonja Klepton.

‘Njeriu i Pianos’, Billi Xhoel shkroi këngën “Uptown Girl”, kushtuar supermodeles së viteve 1980, Kristi Brinkli. Por një nga muzat më me ndikim të muzikës rok ishte Xhejn Asher, ish e dashura e Pol Mekartnit të “The Beatles” – ndikimi i të cilës, mund të gjendet në disa prej këngëve më të famshme të grupit.


Të dy u takuan në vitin 1963, kur Asher 17-vjeçare, e njohur tashmë si aktore, u dërgua të mbulojë si gazetare një koncert të Beatles në Royal Albert Hall për revistën britanike “Radio Times”. Historia e përfunduar, do të shfaqë një fotografi të Asherit që sheh grupin me një shprehje adhurimi, të shoqëruar me fjalët, “Këta janë ata, për të cilët do ta ulërija!”.

Të gjithë në grup e kishin joshur, por ishte Pol ai që do t’i fitonte zemrën. Shumë shpejt, Mekartni dhe Asher nisën të bashkëjetojnë. Një vit më vonë, ai u zhvendos në shtëpinë e prindërve të saj, një banesë tipike londoneze e shekullit XVII-të, duke u sistemuar në një dhomë në papafingo.

Atje, si dhe në një dhomë muzike në bodrum, Mekartni dhe Xhon Lenon shkruan shumë këngë të mirënjohura të The Beatles, duke përfshirë një numër të veçantë që grupi do të performonte në Ed Sullivan Shoë, “I Want to Hold Your Hand”. Asher shërbeu si një muzë për Mekarnin, me marrëdhënien e tyre disi të trazuar, që u bë frymëzim për këngë të tilla si “We Can Work It Out”, “All My Loving”, “And I Love Her”, “Here There and Everywhere”, and “You Won’t See Me”.

Në një intervistë të vitit 1997, Mekartni kujton se si ai shkroi shumë këngë në atë dhomë. “Disa pas ndonjë zënke me Xhejnin. Kishte disa nga ato momente”- kujton ai.

Por ndikimi i Asher do të zgjaste përtej këngëve. Teksa jetonte me familjen e saj, djaloshi i klasës punëtore nga Liverpuli, ishte i ekspozuar ndaj një mënyre jetese krejtësisht të ndryshme dhe të pasur. (Babai i Jane, Dr.Riçard Asher, ishte kreu i departamentit psikiatrik në Spitalin Qendror Midëlleseks në Londër, e ëma, Margaret, profesore e veglës së oboes në Shkollën e Muzikës dhe Dramës së Gilldholl.)

Ndryshimi i mjedisit, e zgjeroi horizontin kulturor të Mekartni, duke e ekspozuar atë ndaj botës së muzikës klasike. Margaret Asher i dha leksione muzike Mekartnit, duke i mësuar të luajë në flaut, një instrument që do të shfaqet në mënyrë të dukshme në këngën “Fool on the Hill”. Mekartni, po bëhej gjithnjë e më shumë eksperimental.

Ai do të futë më vonë muzikën orkestrale në këngët e reja të The Beatles (për shembull, harmonia e violinës dhe violonçelit në hitet “Yesterday” dhe “Eleanor Rigby”, dhe kreshendon dramatike në “Day in the Life”. Tre vjet më vonë, Asher dhe Mekartni morën një shtëpi më vete në Londër. Ditën e Krishtlindjeve në vitin 1967 çifti shpalli fejesën, dhe në shkurtin e vitit të ardhshëm Asher e shoqëroi grupin muzikor në Indi, për të takuar Maharishi Mahesh Yogi, udhëheqësin e famshme shpirtëror, që zhvilloi teknikën e Meditimit Transhendental.

Mjerisht, marrëdhënia e çiftit ishte gjithçka, veçse jo e qetë. Në korrikun e vitit 1968, në premierën e “Yellow Submarine”, Asher nuk u pa askund. Tre ditë më vonë, në një emision në BBC, Asher njoftoi se marrëdhënia mes saj dhe Mekartnit kishte marrë fund.

Se përse u ndanë, kjo mbetet ende një temë e debatueshme. Disa pretendojnë se gjatë pastrimit të shtëpisë një ditë, Asher hodhi aksidentalisht në koshin e plehrave një fletore që përmbante tekste të shkruara me dorë të disa këngëve të hershme të dyshes Lenon-Mekartni, duke e tërbuar këtë të fundit, dhe bërë që marrëdhënies së tyre 5-vjeçare t’i vinte një fund i papritur.

Të tjerë besojnë se Asher ishte lodhur nga tradhtitë dhe stili i shturrur i jetës së Mekartnit. Ka gjithashtu të ngjarë që Asher e pavarur, të ishte lodhur duke u quajtur “Vajza e një pjesëtari të The Beatles”, dhe donte të çlirohej për të rifilluar karrierën e saj të aktrimit.

“Nuk e prisha unë atë marrëdhënie. Por kur gjithçka merr fund, merr fund”- tha Asher gatë asaj interviste. “Unë e di se mund të tingëllojë keq, por ne ende e takojmë dhe e duam njëri-tjetrin, por kjo nuk ka funksionuar. Ndoshta do të jemi sërish fëmijë të çiltër, dhe do të takohemi sërish dhe martohemi kur të jemi rreth 70 vjeç”.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Asher u takua me karikaturistin politik Gerald Skarfe në vitin 1971. Ata u martuan 10 vite më vonë, dhe patën bashkë 3 fëmijë. Gjatë viteve, Asher gëzoi gjithashtu një karrierë të suksesshme si aktore, por edhe si shkrimtare (duke shkruar si romane, ashtu edhe libra me këshilla për stilin e jetesës).

Edhe në kulturën e sotme “të thënies së gjithçkaje”, Asher ka refuzuar me vendosmëri të flasë për marrëdhënien e saj me Mekartnin, duke e bërë të qartë se është një kapitull i mbyllur në jetën e saj. “Unë kam qenë e martuar për 30 vjet. Kjo pyetje është fyese!”- është shprehur ajo në një intervistë.

Edhe Mekartni ka qenë po aq gojëkyçur. “Unë gjithmonë ndihem shumë i kujdesshëm kur përfshij Xhejnun në historinë e The Beatles”- tha ai në dokumentarin Antologjia e Bitëllsave. “Ajo nuk ka zbular kurrë asgjë në shtyp mbi marrëdhënien tonë, ndërsa të gjithë të tjerët kanë shitur historinë e tyre”- përfundoi ai.

VintageNews – Bota.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
Foto të rralla/ Kamionë për të udhëtuar dhe goma makinash si kamardare plazhi, varfëri shqiptare  

Gabimet që bëjnë vajzat pas një momenti të bukur intim

Vendimi/ Makinat e përdorura para vitit të prodhimit 2008, ja si do të zhdoganohen

Doni të blini makinë? Një javë ka mbetur, më 2 Dhjetor bllokohen në doganë

Ja cilat janë shenjat më të iniciatore e të guximshme të horoskopit

Horoskopi, 26 Nëntor 2018
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com