Nuk do të merremi fare me cilësinë e këngëve, pasi nuk jemi kritik arti por kur themi e “dobët” e kemi fjalën për klikueshmërinë e tyre. Era Istrefi e cila po bën namin me këngën e saj “BonBon” nëpër botë, ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar që në daljen e saj të parë publike.
Kënga e saj e parë ishte “Mani për Money”, një produksion i Threedot’s Production. E cila ka aktualisht mbi 4 milion klikime në You Tube.
“A po don” është kënga e dytë e saj, e cila rezulton të jetë edhe më pak e klikuar në You Tube, me më pak se dy milion klikime. Në këtë video ajo ka përfshirë edhe dy motrat e saj, Norën dhe Nitën.
E treta këngë (pas së cilës nisi dhe intervistat në media), është “E dehun” frymëzuar nga këngëtarja e madhe, Nexhmije Pagarusha. Ajo ka afërsisht 6 milion klikime në You Tube.
Menjëherë pas “E dehun”, Era Istrefi solli edhe baladën “13”, e cila ka më shumë se 4 milion klikime në You Tube.
“Njo si ti” dhe “Shum pis” janë këngët që i kanë dhënë Erës më shumë se 10 milion klikime dhe duke e bërë këngëtaren më të preferuar të klubeve.
Dhe qershia mbi tortë qëndron “BonBon” e cila aktualisht afro 40 milion klikime në You Tube.
Opinion.al