Kjo është efektivja shqiptare që u përball mbrëmjen e djeshme me terroristët në Vjenë të Austisë.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mes policëve që luftuan përkrah policisë austriake ishte dhe mbesa e tij.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.
Në sulmin terrorist në Vjenë mbetën të vrarë katër persona si dhe një nga autorët me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, autoritetet kanë skeduar dhe 12 persona të tjerë të dyshuar në sulmin terrorist, mes të skeduarve mësohet se ka dhe shtetas kosovarë. /Opinion.al