Ashtu siç pritej, tifozët shqiptarë kanë shfaqur edhe sot mungesë interesi ndaj ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, të parës së Kristian Panuçit në stolin kuqezi.Deri në mëngjes ishin shitur rreth 2 mijë bileta, por dy orë para ndeshjes, në qytetin e Elbasanit dhe sidomos në zonën rreth stadiumit, atmosfera e zakonshëm festive kur luajnë kuqezinjtë thuajse nuk ndjehej.
Përreth stadiumit ishin vendosur si zakonisht forcat e shumta policore, të cilat këtë radhë binin më shumë në sy për shkak të mungesës së tifozerisë. Edhe bulevardi para stadiumit, i cili është zakonisht i mbushur nga tifozët, sot ishte thuajse i boshatisur, edhe pse kuqezinjtë do të zbrisnin në fushë pas pak më shumë se një ore.