Gruaja që shfaqet në foto është Klarita Ismalaj, 45-vjeçarja që u masakrua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaj.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bubq, të Krujës mesditën e sotme. Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.
Pasi vrau bashkëshorten, 51-vjeçari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e krimit në fjalë./Opinion.al