Ky imazh i rralle i takon nje dite qe do hynte padashje ne histori. Ishte data 12 Prill 1912 kur ne portin e Sauthemptonit ne Britani po nisej anija me e madhe dhe luksoze qe bota kishte pare qe atehere. Quhej Titanik dhe i takonte linjes se anijeve White Star Line qe lidhte Britanine e Madhe me SHBA. Titanik ishte ndertuar sipas noviteteve me te fundit te inxhinierise dhe konsiderohej nje anije e sigurise se larte, deri ne ate pike sa konsiderohej e pambytshme.
Ne anije udhetonin ne klasin e pare disa nga njerezit me te pasur te planetit si miliarderi amerikan Astor dhe te tjere. Anija u nis drejt Nju Jorkut, por naten e 15 Prillit u perplas ne largesi nga brigjrt amerikane me nje ajsberg. Anija u mbyt ne disa ore duke marre me vete 1500 pasagjere dhe ekuipazh. 704 arriten te shpetojne duke u strehuar ne anijen Karpatia qe arriti ne oret e para te mengjesit pasi mori sinjalin SOS. Anija qe u mbyt ne udhetimin e pare ka hyre ne histori. Me poshte po shihni disa nga fotot jashte dhe brenda te anijes ne diten e nisjes me 12 Prill 1912 dhe dy foto se si duket ajo sot ne 3700 metra thellesi nen oqean.