InstaBIZ

Kitara e Elvis Presley, shitet me çmimin marramendës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:46 - 06/08/20 |
el ida

Kitara e yllit të Rock and Roll, Elvis Presley u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë.

Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942, u ble nga Elvis në dyqanin e pianove “O.K. Houck’s” në Memphis.

Mbreti i muzikës e mbante këtë kitarë prej fillimit të karrierës së tij dhe i kishte vënë nofkën “Sessions Sun” sepse e përdori atë në studiot ikonike të “Sun” në Memfis për të regjistruar disa nga këngët më të njohura mes të cilave “That’s All Right (Mama)”, “Blue Moon of Kentucky” e “Good Rockin’ Tonight”.

Ai e dekoroi trupin e instrumentit me shkronja metalike të cilat formuan emrin e tij “ELVIS”./Opinion.al

 

Pas