Kitara e yllit të Rock and Roll, Elvis Presley u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë.
Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942, u ble nga Elvis në dyqanin e pianove “O.K. Houck’s” në Memphis.
Mbreti i muzikës e mbante këtë kitarë prej fillimit të karrierës së tij dhe i kishte vënë nofkën “Sessions Sun” sepse e përdori atë në studiot ikonike të “Sun” në Memfis për të regjistruar disa nga këngët më të njohura mes të cilave “That’s All Right (Mama)”, “Blue Moon of Kentucky” e “Good Rockin’ Tonight”.
Ai e dekoroi trupin e instrumentit me shkronja metalike të cilat formuan emrin e tij “ELVIS”./Opinion.al