Kronikë

Kishte pirë raki, 2-vjeçari dërgohet i pajetë në spitalin e Bilishtit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 27/05/22 |
Opi Nion

Një i mitur është dërguar i pajetë paraditen e sotme në spitalin e Bilishtit.

Sipas policisë, 2-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi alkooli nga një shishe që familjarët e tij kishin lënë në banesë.

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas