Një i mitur është dërguar i pajetë paraditen e sotme në spitalin e Bilishtit.
Sipas policisë, 2-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi alkooli nga një shishe që familjarët e tij kishin lënë në banesë.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al