Një kongresmen i Massachusetts që ka marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
65-vjeçari, Stephen Lynch, i cili përfaqëson distriktin e tetë të Massachusetts në Kongres, rezultoi pozitiv për virusin të premten mbrëma.
Mediat huaja raportojnë se rezultati pozitiv i testit të Lynch erdhi pasi një anëtar i stafit në zyrën e tij në Boston doli pozitiv në fillim të kësaj jave.
Në deklaratë thuhet se Lynch nuk po shfaq ndonjë simptomë të COVID-19. Ai do të vetë-karantinohet dhe do të votojë me prokurë në Kongres në javën e ardhshme.
Lynch është anëtari i dytë i delegacionit të kongresit të shtetit i cili ka dalë pozitiv me koronavirus në po aq ditë. Të enjten, përfaqësuesja amerikane Lori Trahan njoftoi se kishte rezultuar pozitive me COVID-19./Opinion.al