Ministri i Mbrojtjes në Itali, Guido Crosetto, është shtruar me urgjencë gjatë natës në spital pasi kishte dhimbje të vazhdueshme në kraharor prej mëngjesit të së hënës.
Sipas mediave italiane, pas dhimbjeve të vazhdueshme që nga mëngjesi i së hënës ministri Crosetto u paraqit i vetëm dhe në këmbë në urgjencën e spitalit San Carlo di Nancy, me dhimbje të forta gjoksi.
Ai po monitorohet nga mjekët dhe dyshohet se mund të vuajë nga perikarditi.
Çfarë është perikarditi?
Perikarditi është inflamacioni i perikardit, domethënë i asaj strukture, e përbërë nga dy membrana të ndara nga një shtresë e hollë lëngu, e cila mbështjell, mbështet dhe mbron zemrën.
Në prani të perikarditit, membranat inflamohen dhe mund të ndodhë një rritje e lëngjeve, e cila në disa raste mund të shtypë zemrën.
Shkaqet e këtij çrregullimi janë të ndryshme dhe ndonjëherë nuk mund të njihen edhe pas një diagnoze të saktë. Simptoma klasike e perikarditit është dhimbja në gjoks, e cila në disa aspekte i ngjan dhimbjes së një ataku kardiak.